Flash

Zyrtare/ UEFA nuk lejoi që ndeshja me Maqedoninë të luhet në Shkup

Lapsi.al 1 July 2017
Zyrtare/ UEFA nuk lejoi që ndeshja me Maqedoninë të luhet në

Ndeshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, do të luhet në Strumicë.

Ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet nga Federata Maqedonase e Futbollit, ai është konfirmuar paraprakisht nga disa zyrtarë të vendit pritës të kësaj sfide.

UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM-ja, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në stadiumin e Strumicës me 6.500 vende, në qytetin më të largët lindor nga Shqipëria, e që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Ky është qyteti ku ka lindur kapiteni i maqedonasve, Goran Pandev, ndërsa të enjten që kaloi, në stadiumin “Mladost” luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Dacia Chisinau në turin e parë kualifikues të Europa League.

Në këtë mënyrë, realizohet ideja dyvjeçare e maqedonasve, që prej hedhjes së shortit dhe pozicionimit në grupin G kualifikues përkrah Shqipërisë, kur mundën të spostonin duelin me kuqezinjtë jashtë Shkupit.

Edhe pse maqedonasit fshihen pas argumentit se, kështu po promovojnë futbollin dhe ekipin përfaqësues edhe në zonat e largëta, vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë.

Nëse ndeshja do të luhej normalisht në Shkup, nuk do të kishte dyshime që stadiumi do të mbushej me ngjyrat kuqezi. Por, me spostimin në Strumicë, në një krahinë sllave dhe ku nuk ka shqiptarë, maqedonasit synojnë të kufizojnë sa më tepër që të jetë e mundur numrin e mbështetësve për ekipin mik.

/ Top Channel

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI