Flash

Trump takohet me Putin për herë të parë në Hamburg

Lapsi.al 30 June 2017
Trump takohet me Putin për herë të parë në Hamburg

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, do takohen për herë të parë kokë më kokë javën e ardhshme në samitin e G20-s në Hamburg.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, H.R. McMaster e bëri njoftimin të enjten, në takimin me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë. McMaster nuk sqaroi megjithatë nëse pjesë e bisedimeve do të jetë edhe ndërhyrja ruse në presidencialet amerikane të vitit 2016.

Nuk ka një agjendë të caktuar, tha zyrtari i lartë, duke shtuar se “varet çfarë duan të bisedojnë presidentët”. Takimi vjen në mesin e stuhisë që kanë shkaktuar pretendimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhje me veprime ku përfshihen sulme kibernetike dhe fushata të keqinformimit, si dhe hetimeve të ngritura në Shtetet e Bashkuara për këtë qëllim.

Ndërsa nga ana tjetër Moska totë se takimi i presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump do të qartësojë marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve.

“Rëndësi e veçantë në ditët e sotme i kushtohet marrëdhënieve në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nga të cilat varen zgjidhjen e shumë çështjeve ndërkombëtare – nga sigurimi i stabilitetit strategjik me zgjidhjen e krizave rajonale.” – deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, raportojnë mediat ruse.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI