Flash

Putin ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Perëndimin/ Zgjat embargon mbi ushqimet deri në 2018

Lapsi.al 30 June 2017
Putin ‘dhëmbë për dhëmbë’ me

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zgjati embargon ruse mbi prodhimet ushqimore nga Perëndimi deri në vitin 2018. Ky vendim i Putin vjen si përgjigje ndaj Bashkimit Europian, që dy ditë më parë zgjati formalisht sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.

Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë u vendosën në vitin 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës.

Dekreti i Putinit thotë se embargoja mbi prodhimet perëndimore është zgjatur deri më 31 dhjetor 2018.

Dy blloqet i zgjasin sanksionet njëra-tjetrës qysh në vitin 2014.  

Putin deklaroi më herët se Moska do ta heqë embargon kur Perëndimi t’i heqë sanksionet. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI