Flash

Kylie dhe Kendall, falje publike për Tupac dhe Biggie (FOTO)

Lapsi.al 30 June 2017
Kylie dhe Kendall, falje publike për Tupac dhe Biggie (FOTO)

Bluzat e tyre “vintage” kanë shkaktuar tërbimin e të gjithëve.

Por edhe pas një kërkese publike për falje, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner duket se nuk do ia hedhin dot lehtë. Ato krijuan një linjë bluzash “vintage” ku mbi ikona të ndryshme muzikore, ku përfshiheshin dhe dy reperët legjendarë, vendosnin fotot e tyre personale. Pasi të gjithë u irrituan, përfshirë mamanë e Biggie, e cila tha “nuk e di si mund të përdhosin vdekjet e 2pac dhe djalit tim Christopher për të shitur një bluze”. Kylie dhe Kendall kërkuan falje duke thënë se nuk ishte qëllimi i tyre të tregonin mungesë respekti dhe i tërhoqën të gjitha bluzet nga dyqanet. Pavarësisht se shtëpia e Biggie e vlerësoi kërkesën publike për falje, ata thanë që kjo çështje ende nuk është zgjidhur. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI