Flash

Jay Z pranon tradhëtinë ndaj Beyonces (FOTO)

Lapsi.al 30 June 2017
Jay Z pranon tradhëtinë ndaj Beyonces (FOTO)

Një vit më parë albumi “Lemonade” i Beyonce-së tronditi showbiz-in pasi sipas shumë gjasave dhe provave, rrëfente tradhtinë e Jay Z-së.

Sot në mëngjes, Jay Z pranoi tradhtinë me të njëjtën gjuhë. Ai publikoi në Tidal albumin më të ri, “4:44”. Kënga e gjashtë, “Family Feud” (Sherr familjar), ku këndon edhe Beyonce, përmban një varg që i përgjigjet këngës së saj të famshme “Sorry”: “Becky me flokët e bukura” simbolizon gruan misterioze me të cilën Jay Z tradhtoi Beyonce-në. në këngën e saj “Sorry” të albumit “Lemonade”, ajo këndon: “Le të telefonojë Becky-n me flokët e bukura”.

Një deklaratë publike e Tinës, mamasë së Beyonce-së, që do të konfirmonte gjithçka:

“Një dolli për “Lemonade”. Beyonce punoi aq shumë, natë e ditë për këtë projekt! Ishte kaq e rëndësishme për të të sillte në botë një mesazh mbi shërimin dhe shpresën. Nuk ka rëndësi se çfarë ke kaluar, rëndësi ka që mund t’i kalosh të gjitha.”, shkroi Tina në një postim në Instagram. Pavarësisht të gjithave, mesazhi që Beyonce u përpoq të përcillte përmes këtij albumi ishte pikërisht ky. Këngët flasin për tradhtinë dhe përçarjen që ajo sjell në një çift por mbi të gjitha, rrëfejnë sesi mund të kalohet.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI