Flash

Drama qesharake e kundërshtarëve të Bashës

Lapsi.al 30 June 2017
Drama qesharake e kundërshtarëve të Bashës

Në kohën tashmë të largët të tmerrit komunist, kur nga mesi i viteve ’70 Enver Hoxha u çmend aq shumë sa filloi të hante dhe shokët e tij, doli në qarkullim një histori që nga përhapja dhe shumfishimi sot ka marrë vulën e së vërtetës. Nuk dihet nëse ka ndodhur vërtetë kështu, po që prej asaj periudhe ende dhe sot qarkullon një anekdodë që rrëfen çastet e fundit përpara pushkatimit të ish ministrit fuqiplotë të mbrojtjes. Përpara se të mbyllte kapitullin e jetës në tokë, ky militant i orëve të para, gjithmonë besimplotë tek partia dhe tek shoku Enver, përpara togës së pushkatimit thirri plot pathos: “Të rrojë partia dhe komandanti”.

Si komunist, si njeri që e kishte përkrahur rrevolucionin e shembjes të kishave dhe xhamive, ai nuk besonte në një botë të përtejme. Nga e vetmja jetë që i ishte dhënë për të jetuar, ai u largua me bindjen e verbër, se po i ndodhte një aksident, se një dorë e panjohur kishte komplotuar diçka pas krahëve, se partia dhe udhëheqësi nuk ishin përgjegjës për atë që po i ngjante: pushkatimin.

Kjo symbylltësi e ardhur prej indoktrinimit, prej merakut për të mos dëmtuar unitetin e PPSh-së me popullin, besimin e udhëheqësit tek njerëzit, me sa duket është shtrirë deri në ditët tona.

Përsëritja e kësaj sjellje prej “idiotësh të dobishëm” po vihet re edhte tek kundërshtarët e përjashtuar prej Bashës nga Partia Demokratike. Lulzim Basha i ka eleminuar me metoda enveriste. Ai po e drejton partinë drejt një katastrofe, njësoj se ajo që i ndodhi “partisë mëmë”, pasi hëngri gjithë bijtë e saj. Ai po i bën madje dhe fajtorë për disfatën e 25 qershorit, në të cilën nuk i mundësoi të merrnin pjesë. Dhe si të mos mjaftonin këto, ai ka nisur edhe një gjueti shtrigash ndaj ish pushtetarëve milionerë që ngrenë zërin për të mos humbur privilegjet e tyre.

Ai po e përfundon këtë proces me një garë farsë e cila me siguri do të mbyllet me largimin e të gjithë atyre që nuk e adhurojnë kryetarin e ngrirë.

Dhë në këtë situatë, ish hierarkët e vjetër të PD-së, po sillen njësoj si ai ministri i mbrojtjes së Enverit. Ata akoma merakosen se mos gjykohen keq nga antarët e partisë, se mos cënohet imazhi i saj, se mos përçahet PD-ja, se mos i mbetet hatri lideri historik, duke harruar gjënë më të thjeshtë: se për ta është nënshkruar tashmë pushkatimi politik.

Ata nuk kanë më në dorë të ndryshojnë fatin e gjërave. Loja e tyre ka përfunduar. Anija e tyre ka marrë ujë. Ata tani kanë vetëm një zgjedhje: të mbyten si frikacakë, ose të mbyten me dinjitet. Ata nuk kanë më dorë të ndalojnë Bashën në çmendurinë pa kthim ku e mbështet Berisha, por ata kanë ende në dorë të dalin nga kjo betejë me kokën lart. Këtë herë për faj të tyre dhe jo të Lult, ata po e humbasin edhe këtë mundësi duke i përngjarë gjithnjë e më shumë atij shokut besnik të Enverit, që u largua nga kjo jetë duke mos dashur të kuptojë se ç’i ndodhi. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Një fitore urbane dhe estetike e Edi Ramës

1. Shqipëria duket më bukur se ç'dukej para katër vjetësh. Me kaq do të mjaftonte për të bërë, në formë anekdotale, pra pa ndonjë studim të duhur empirik ...

09:46

Loja hipokrite për kreun e PD

Gara e sapohapur për kreun e PD-së po vë në dukje fallcitetin e palëve që janë në lojë. Më shumë sesa për interesin e qytetarëve, për mënyrën e të bërit opozitë...

11:41

Entusiazmi nuk i shkon Edi Ramës

Edi Rama u ngjit sot në sheshin që ideoi dhe ndërtoi vetë, duke patur në mendje një ditë pikërisht si kjo. Në atë shesh, (ku si kryetar bashkie fillimisht e më ...

18:19

Rama, fitorja e një skenografi

Vetëm një naiv beson se kjo fushatë, ose fushatat politike në përgjithësi të viteve të fundit, luftojnë me programin. Partitë kanë humbur vetëm në raste krizash...

16:27

Kujdes greminën Timonier!

Edi Rama e rrëmbeu i vetëm timonin. Këto zgjedhje që u bojkotuan nga ata që kanë braktisur me kohë Shqipërinë, nga ata që nuk patën besim tek një opozitë e kalb...

16:58

A duhet të votojmë sot

Në 27 vjet pluralizëm, shqiptarët nuk janë gjendur kurrë në një situatë si kjo e sotmja, ndërsa do t’u drejtohen kutive të votimit. Ata do të duhet të zgjedhin ...

21:32

Mos e votoni Edi Ramën!

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet - kundër Dutertes, deri në ...

12:51

Jepini Ramës një kapak kavanozi

Kush ka jetuar në vitet ‘80 në Tiranën e re, aty në zonën pranë Librit Universitar e ka të fiksuar në memorie, si një nga gjërat që nuk shlyen kollaj, një djalë...

13:58

Si do të votojnë delet këtë vit?

Kur jua ka prerë për herë të fundit rrugën një lopë? E kam fjalën, lopë me 2 këmbë, me pantallona ose fustan, vetëm ose në grup? Sado politikisht jo-korrekte mu...

06:32

Ç'fatkeqësi të kesh një lider budalla!

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. ...

12:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI