Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

VIDEO E RRALLE/ Si pushonin në komunizëm në plazhin e Dhërmiut

Lapsi.al 29 June 2017
VIDEO E RRALLE/ Si pushonin në komunizëm në plazhin e

Gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar edhe për pushimet verore zbatoheshin rregulla të posaçme për mënyrën sesi duhej të organizoheshin pushimet verore. Për të pushuar nevojitej autorizim i posaçëm. Në vijën bregdetare të vendit për udhëheqjen e lartë u ndërtuan shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët u ndërtuan kampe pushimi.

Fletët e kampit ishin të kufizuara në numër dhe jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi. Bregdeti i Dhërmiut dhe kampi që ishte ndërtua aty ishin më i preferuari nga familjet shqiptare por ashtu si në kampet e tjera nevojitej pajisja me fletë kampi.

Bregdeti i Dhërmiut do të ishte një bregdet i pëlqyer dhe nga turistët e huaj që vinin nga blloku lindor e madje nuk do të mungonin as diskutimet konkrete me shtete të ndryshme që kërkonin të ndërtonin infrastrukturën e përshtatshme për të sjellë qytetarët e tyre për të pushuar.

Pamjet e mëposhtme i përkasin një dokumentari të vitit 1963, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që kanë si synim të promovojnë zonat turistike të Shqipërisë./scan/

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI