Në një intervistë për revistën E, aktorja 50 vjeçare rrëfen se është ndjerë e poshëruar pasi ka filmuar skenat shokuese të seksit që i lanë shenja.
Duke treguar për traumën që kishte përjetuar, Nicole thotë: “Thjesht isha e shtrirë aty, lakuriq në të brendshme gjysëm të grisura”. Gjithçka që e mbulonte ishte një peshqir mes skenave që regjisori i vinte asaj sipër. Kidman vazhdon duke thënë që shpeshherë “ndjente se ishte diçka e rrezikshme dhe dëshpëruese dhe kur shkonte në shtëpi ndjehej realisht e dhunuar”.
