Flash

Bisedime të reja për bashkimin e ishullit të ndarë të Qipros

Lapsi.al 29 June 2017
Bisedime të reja për bashkimin e ishullit të ndarë të

Udhëheqësit e Qipros greke dhe ata të Qipros turke vazhduan edhe sot bisedimet që kanë për qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë prej më shumë se 40 vitesh.

Udhëheqësi grek qipriot Nicos Anastasiades dhe ai turk qipriot Mustafa Akinci u takuan për një ditë të dytë negociatash, në vendpushimin turistik alpin të Crans-Montanës në Zvicër, në prani të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, si dhe ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë.

Qipro u nda pas pushtimit turk në vitin 1974.

Të martën i dërguari i Kombeve të Bashkuara tha se negociatat e tanishme për zgjidhjen e konfliktit afatgjatë janë shansi më i mirë për të arritur një marrëveshje, por ndoshta jo i fundit për palët e ndara në qëndrime.

Kombet e Bashkuara kërkojnë një marrëveshje paqeje që bashkon Qipron nën një ombrellë federale dhe që gjithashtu do të mund të përcaktonte të ardhmen e marrëdhënieve të Evropës me Turqinë, një lojtar i rëndësishëm në konflikt.

Dy janë çështje më problematike, kërkesat e qipriotëve turq që kërkojnë një presidencë me rotacion dhe greko-qipriotët që kërkojnë që Turqia të tërheqë të gjithë kontigjentin e 30,000 mijë trupave nga ishulli dhe të heqë dorë nga e drejta e ndërhyrjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI