Në përfundim të turit të saj saj, ajo ka habitur turmën teksa është shprehur se ky mund të ishte dhe koncerti i saj i fundit.
“Pra kjo është. Pas kaq shumë muajsh erdhëm drejt fundit. Kemi qenë në të gjithë Anglinë, Irlandën, nëpër Europë dhe Amerikë. Dhe së fundmi u dha rasti të shkojmë në Australi dhe Zelandë të re gjithashtu. Por turet nuk janë gjëja ime. Unë kënaqem shumë me gjëra të vogla. Plus që jam shumë dramatike si natyrë dhe kam histori të tmerrshme me turet. Tani për tani kaq ishtë!”- shkruan ajo.
Këngëtarja, edhe herë të tjera e ka shprehur frikën dhe ankthin e theksuar që i japin të tilla skena. “E ndjej që turet nuk bëjnë për mua. Duartrokitjet më bëjnë shumë të ndjeshme. S’e di nëse do t’i bëj sërish. E vetmja arsye jeni ju.”- i drejtohet ajo turmës. E gjithë kjo ka trishtuar miliona fansa të saj, të cilët ndjekin me fanatizëm çdo koncert dhe performancë të saj. Dhe në fakt, nëse Adele e mban fjalën, e gjithë bota do ta ndjejë mungesën e yllit të pop-it.
