Flash

Partizani zyrtarizon "pushtimin" e “Selman Stërmasit”

Lapsi.al 28 June 2017
Partizani zyrtarizon "pushtimin" e “Selman Stërmasit”

Pranimi i Partizanit për të luajtur ndeshjet si pritës në stadiumin “Selman Stërmasi” solli një reagim shumë të ashpër nga ana e tifozëve bardheblu. Megjithatë vendimi i marrë prej drejtuesve nuk u tërhoq mbrapsht dhe kjo solli bojkotin e tifogrupit “Tirona Fanatics”. Ndjenja e inatit të ultrasve të Tiranës për faktin që rivali i përjetshëm do të luante në shtëpinë bardheblu duket se do të shtohet edhe më shumë. Në kuadër të takimit të vlefshëm për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj Botev Plovdivit, Partizani ka veshur me ngjyrën e kuqe sallën e konferencave të “Selman Stërmasit”. Ky veprim është diçka e pashmangshme për shkak të rregullave të UEFA-s, por megjithatë një pamje e tillë nuk i pëlqen asnjë tifozi të Tiranës./panorama/

Të këshilluara

Ledian Memushaj pranë Lazio

Listës së gjatë të skuadrave italiane që kërkojnë Ledian Memushajn, i është shtuar edhe skuadra e Lacios. Të kaltrit e Inzagit e shikojnë mesfushorin e Kombëtar...

15:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI