Flash

Loja hipokrite për kreun e PD

Lapsi.al 28 June 2017
Loja hipokrite për kreun e PD

Gara e sapohapur për kreun e PD-së po vë në dukje fallcitetin e palëve që janë në lojë. Më shumë sesa për interesin e qytetarëve, për mënyrën e të bërit opozitë dhe për të ndërtuar të nesërmen, ato po duken të interesuara të marrin përkrahjen e një fosileje politike si Sali Berisha.

Lulzim Basha e rakordoi deklaratën e ngrirjes, madje dhe datën e shkrirjes në zyrën e tij. Ai, me gjithë gjëmën që i ndodhi, nuk pati guxim të thotë se një pjesë e saj erdhi edhe për faktin se nuk u nda dot nga trashëgimia e qeverisjes së keqe të katër viteve më parë. Ai edhe në fushatë përjashtoi gjithë gardën e vjetër, por ruajti me kokëfortësi si një aset të rallë, njeriun që shqiptarët vazhdojë t'a refuzojnë me këmbëngulje.

Por, nëse për Bashën dihet, nëse për atë shumëkush mendon se nuk mund të ekzistojë qoftë edhe një ditë më tepër në PD pa mbështetjen e liderit historik, çudi po bën fakti se edhe kundërshtarët e tij po duan të marrin mbështetjen e Berishës për të mundur kryetarin e ngrirë.

Të gjithë ata që kanë qëlluar me artileri të rëndë kundër njeriut që i humbi 200 mijë vota PD-së (14 mandate deputetësh) po e përjashtojnë automatikisht nga përgjegjësia e kësaj humbjeje doktorin. Ata edhe kur pyeten drejtëpërdrejt i dredhojnë përgjigjes, nuk guxojnë t'a prekin këtë tabu dhe kritikojnë Bashën edhe për ato mëkate që ia kanë falur për vite me radhë Berishës. Ata bëjën sikur harrojnë se PD e shpenzoi një pjesë të mirë të këtij mandati duke mbrojtur trashëgiminë e së shkuarës, se në të enjten e parlamentit tonet e politikave të demokratëve i caktonte Berisha, se në studiot televizive që shfaqej, ai kishte dyfishin e audiencës së pasardhësit, se socialistët atë e vendosën si targetin kryesor të goditjes. Pra shkurt, se në 25 qershor, shqiptarët votuan edhe pro apo kundër Berishës.

Natyrisht Lulzim Basha ka përgjegjësi maksimale që nuk e shmangu dot këtë fat. Ai duhet të largohet ndoshta përgjithnjë nga politika edhe për faktin se nuk arriti të bëhet më shumë sesa kopja e origjinalit. Por t’a luftosh atë duke propozuar një kopje të ndryshme të të njëtit model, është një mjerim i madh.

Sepse përpara se të ndahet me Bashën, PD-ja duhet të gjejë forcë të ndahet me Berishën. Pa prekur këtë tabu, pa hapur debatin mbi thelbin e problemit, gjithçka në këtë parti është e kotë. Me apo pa Bashën ajo do të mbetet një humbëse e madhe. (Lapsi.al)   

Të këshilluara

Entusiazmi nuk i shkon Edi Ramës

Edi Rama u ngjit sot në sheshin që ideoi dhe ndërtoi vetë, duke patur në mendje një ditë pikërisht si kjo. Në atë shesh, (ku si kryetar bashkie fillimisht e më ...

18:19

Rama, fitorja e një skenografi

Vetëm një naiv beson se kjo fushatë, ose fushatat politike në përgjithësi të viteve të fundit, luftojnë me programin. Partitë kanë humbur vetëm në raste krizash...

16:27

Kujdes greminën Timonier!

Edi Rama e rrëmbeu i vetëm timonin. Këto zgjedhje që u bojkotuan nga ata që kanë braktisur me kohë Shqipërinë, nga ata që nuk patën besim tek një opozitë e kalb...

16:58

A duhet të votojmë sot

Në 27 vjet pluralizëm, shqiptarët nuk janë gjendur kurrë në një situatë si kjo e sotmja, ndërsa do t’u drejtohen kutive të votimit. Ata do të duhet të zgjedhin ...

21:32

Mos e votoni Edi Ramën!

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet - kundër Dutertes, deri në ...

12:51

Jepini Ramës një kapak kavanozi

Kush ka jetuar në vitet ‘80 në Tiranën e re, aty në zonën pranë Librit Universitar e ka të fiksuar në memorie, si një nga gjërat që nuk shlyen kollaj, një djalë...

13:58

Si do të votojnë delet këtë vit?

Kur jua ka prerë për herë të fundit rrugën një lopë? E kam fjalën, lopë me 2 këmbë, me pantallona ose fustan, vetëm ose në grup? Sado politikisht jo-korrekte mu...

06:32

Ç'fatkeqësi të kesh një lider budalla!

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. ...

12:40

Rama një klloun i parritur

Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatë, i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e mori këtë si kapriçon e një fëmije që përplas këmbët në dysheme pasi n...

11:21

Po unë jam shok, tani edhe votues i Blushit

Një luzmë mediash që rendin pas Ramës e kanë radhitur Lapsi.al, mua personalisht dhe bashkëthemeluesin e kësaj faqeje, Armand Shkullakun mes shokëve të Blushit ...

12:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI