Flash

Gjermania, drejt lejimit të martesave mes homoseksualëve

Lapsi.al 28 June 2017
Gjermania, drejt lejimit të martesave mes homoseksualëve

Martesat e çifteve homoseksuale nuk janë të lejueshme në Gjermani, por vetëm regjistrimi si partnerë me të drejta të barabarta si një çift i martuar. 

Kancelarja Merkel, si dhe partitë konservatore gjermane CDU dhe CSU, kanë qenë kundër martesave homoseksuale dhe janë shprehur se për këtë do të diskutohej pas zgjedhjeve parlamentare.

Por tani, papritur, ajo ndryshoi mendim. Me gjysmëzemre vendosi që në Bundestagun gjerman të votohet, ndoshta brenda kësaj jave, për çështjen.

Por si ndodhi kjo kthesë në mendësinë e Angela Merkelit? Sipas opinionistit të “Deutsche Ëelle”-s, Gero Schliess, këtë gjë Merkeli e bën thjesht për arsye taktike, për të vazhduar mbajtjen e pushtetit.

Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishin kërkuar prej kohësh lejimin e martesave. Po gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2013, udhëheqësja gjermane tha se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual, si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.

Tani që një radhë partish, si Liberalët (FDP), të Gjelbrit, e Majta dhe Socialdemokratët (SPD) e përfshinë këtë temë në fushatën elektorale, e disa prej tyre e kthyen çështjen në kusht për koalicion, Kancelarja Merkel vendosi të ndryshojë qëndrim, shkuran Tch.

Ajo deklaroi se çdo deputet duhet të votojë sipas mendimit dhe ndërgjegjes së tij dhe jo sipas vullnetit të partisë që përfaqëson. Pavarësisht motiveve të Kancelares Merkel, që e bën këtë hap për arsye se do të ruajë pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar sepse ky është një lajm i mirë për ta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI