Flash

Noizy injoron Encën në shesh, "Enca na vjen mbrapa"

Lapsi.al 27 June 2017
Noizy injoron Encën në shesh, "Enca na vjen mbrapa"

Mbrëmjen e djeshme, siç e paralajmëroi dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj i ftuari special ne shesh ishte Noizy.

Pavarësisht marrëdhënies aktuale mes tij dhe Encës e cila ende vazhdon të jetë e turbullt, reperi tërhoqi dje vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës që interpretonte hitin e përbashkët.

Burime për Anabel.al tregojnë se gjatë kohës që nisi të  këndonte “Bow Down”, Noizy nuk harroi ta përmendte ish-miken e tij të mirë, por jo ashtu siç mund ta prisnin të gjithë. Duket se të pranishmit e kanë dëgjuar teksa reperi para fillimit të këngës u shpreh se këtë këngë e ka bërë me një vajzë që tashmë i kanë bërë “dalje” , duke na lënë të kuptojmë se nuk paska më asnjë shans që 2 këngëtarët t’i lënë mënjanë hatërmbetjet. Noizy u kujdes që pothuajse gjatë gjithë këngës ta përfshinte emrin e Encës sa herë kishe mundësi, duke u shprehur më shumë se njëherë se: “Enca na vjen nga mbrapa”. Sipas burimeve, ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares. “Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”- tha duke qeshur reperi i cili mesa duket e ka kuptuar se dhe shakaja nuk ka kuptim të zgjasë pafund.

 

Të këshilluara

"BET Awards 2017" sërish triumfon Beyonce

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve BET Awards 2017. Edhe pse është e vështirë të tejkalosh veten sepse vitin e kaluar, Beyonce, Kend...

16:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI