Flash

Kujdes greminën Timonier!

Lapsi.al 27 June 2017
Kujdes greminën Timonier!

Edi Rama e rrëmbeu i vetëm timonin. Këto zgjedhje që u bojkotuan nga ata që kanë braktisur me kohë Shqipërinë, nga ata që nuk patën besim tek një opozitë e kalbur që deshi të sillet si qeveri apo tek një parti qeveritare që deshi të bëjë si opozitë, treguan disa gjëra. Ato treguan se në mjedisin shqiptar mjafton të heqësh një muaj kravatën dhe të vishesh me tuta; të mos bësh premtime, por të thuash batuta; të mos sjellësh asnjë investim të huaj, por të bojatisësh fasadat; të thellosh borxhin pa ndërtuar asnjë vepër madhore, pra mjaftojnë vetëm këto, për të thelluar rrezultatin dhe për të qëndruar në pushtet.

E përsëri ja ku jemi tek pyetja: mos vallë votuan shqiptarët gabim? Si është e mundur që fitoi Edi Rama? Si është e mundur që ai mori shumë më tepër deputetë se katër vite më parë?

Përpara se t’i jepet jetë teorisë të gabuar të një populli që i kupton me vonesë gjëmat e pushtetit, duhen eksploruar disa shkaqe të tjera.

Edi Rama fitoi si pasojë e bojkotit masiv dhe këtë e tregon fakti se në numur votash ai nuk ka pësuar asnjë ngritje të ndjeshme në raport me katër vite më parë.

Edi Rama fitoi sepse partia me të cilën u ndesh më ashpër se kushdo në fushatë, pra LSI-a, ishe një forcë politike, që qe po aq përgjegjëse sa ai për këtë perudhë të ushtrimit të pushtetit. Çuditërisht njësoj si Rilindja edhe partia e mbetur jetim pa Ilir Metën e rriti numrin e deputetëve.

Edi Rama fitoi sepse partitë e reja dështuan. Cinikë deri në ekstrem, të zhgënjyer deri në kockë dhe të lodhur nga politika, ajo pjesë e elektoratit të lëvizshëm që kthen kamp, zgjodhi më parë pazarxhijtë që blejnë votën me para, sesa politikanët që u ofrohen me projekte ndryshimi.

Por, mbi të gjitha Edi Rama fitoi pasi ai i’a mbërriti qëllimit që ta shndërrojë Lulzim Bashën në një dordolec qesharak. Ky i fundit i’a doli t’i bëjë PD-së atë që nuk ia ka bërë dot as byroja politike, as vrasësit e 1 prillit, as Zani Çaushi dhe as Jaho Salihi. Lulzim Basha do të hyjë në histori si ekzekutori i pamëshirshëm i një partie që lindi si shpresë dhe po kalbet si kufomë. Ai e zavarriti për katë vite opozitën nën hijen e errët të trashigimisë së Berishës dhe tregoi, në kulm të fushatës, atëherë kur shumëkush priste fitoren, se qe i gatshëm ta vyshkte edhe katër vitet e ardhshme nën erësirën e Ramës. Ai nuk bëri gjë tjetër, veçse na tregoi të gjithëve së bashku, se ai kishte vlerë vetëm i fshehur në çadër. Se po të dilte cullak, në sytë e gjithë botës do të rrezultonte si tani: një butafori e mjerë.

Megjithëatë, pavarësisht nga dështimet e të tjerëve, Edi Rama fitoi edhe për meritë të tij. Në këtër vite ai arriti të konsolidoi një pushtet oligarkik, i cili punoi në fund vetëm për të. Të gjithë përfituesit e koncesioneve maramendëse, të lejeve të ndërtimit, të gjithë trafikantët e mëdhenj të hashashit që i shpëtuan ndëshkimit që në Lazarat, të gjithë bosët e televizioneve të mëdha që kanë shumfishuar pasurinë, u vunë në shërbim të tij. Me këtë pushtet të madh financiar dhe propagandistik në dispozicion, Edi Rama nuk mund të mos t’ia dilte të krijonte një realitet të remë për qeverisjen e tij 2013-2017.

Por pyetja që shtrohet tani pas kësaj fitoreje dërrmuese është : Ç’do të ndodhë më pas ? Ç’drejtim do të marrë vendi tani që Timonieri i vetëm do të ketë një mbështetje të gjërë në parlament ?

Rreziku i parë është zbehja e thellë e opozitës.

Nga njëra anë LSI-a e zmadhuar në numra, nuk dihet se sa do t’i rrezistojë faktit që pas tetë vitesh nuk do të jetë më një parti e pushtetit. Ajo kërcënohet nga avullimi i votës klienteliste dhe ndryshimi i mënyrës së financimit. Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se ajo do t’a ketë liderin e saj real me duar të lidhura në presidencë, askush nuk mund të vërë bast për forcën e saj reaguese.

Gjendja është edhe më keq në një parti në prag të katastrofës si PD-ja. Këto zgjedhje treguan se recetat e plakut Sali i përkasin shekullit të shkuar, po aq sa servilizmi dhe pafuqia e Bashës i përket një modeli të dështuar. PD-së prpara se të men dojë për opozitën do i duhet një kohë e gjatë të merret me veten. Do i duhet të kalojë nëpër kalvarin e një prerje kokash dhe ndryshimi radikal, nëse do vërtet që një ditë të rigjallërohet. Por ky proces riskon t'a mbajnë larg misionit vendimtar të të bërit opozitë. Për t'u bërë e besueshme për shqiptarët PD duhet të fillojë të besojë së pari tek vetvetja.

E gjitha kjo situatë rrezikon që t’a lërë Timonierin e madh fare pa frena. Ai tani mund të realizojë gjithçka kishte në kokë. Ta japë gjithë shtetin me koncesion. Të mbushi Shqipërinë me plehra të importuara. Të dendësojë Tiranën me kullat që planifikoi që kur kryesonte bashkinë. Pra, shkurt, të realizojë projektin e tij final, për t'a qeverisur vendin duke e akumuluar të gjithë pushtetin ekonomik dhe financiar në duart e pak oligarkëve. Ai rrezikon të ndjekë të njëjtën skemë, me të cilën akaparoi PS, përmes klientëve të tij të pasur, me të cilën kontrolloi parlamentin e shkuar, përmes kriminelëve që futi aty. Në të njëtën mënyrë Rama planifikon të kontrollojë Shqipërinë e nesërme duke e ndarë atë në pak duar të super të pasurve pranë tij.

Në këtë mënyrë zgjedhjet e katër viteve më pas do të jenë vetëm lojë.

Gremina e një sistemi alla Putin apo Erdogan duket me e afërt se kurrë. (Lapsi.al)

Të këshilluara

A duhet të votojmë sot

Në 27 vjet pluralizëm, shqiptarët nuk janë gjendur kurrë në një situatë si kjo e sotmja, ndërsa do t’u drejtohen kutive të votimit. Ata do të duhet të zgjedhin ...

21:32

Mos e votoni Edi Ramën!

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet - kundër Dutertes, deri në ...

12:51

Jepini Ramës një kapak kavanozi

Kush ka jetuar në vitet ‘80 në Tiranën e re, aty në zonën pranë Librit Universitar e ka të fiksuar në memorie, si një nga gjërat që nuk shlyen kollaj, një djalë...

13:58

Si do të votojnë delet këtë vit?

Kur jua ka prerë për herë të fundit rrugën një lopë? E kam fjalën, lopë me 2 këmbë, me pantallona ose fustan, vetëm ose në grup? Sado politikisht jo-korrekte mu...

06:32

Ç'fatkeqësi të kesh një lider budalla!

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. ...

12:40

Rama një klloun i parritur

Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatë, i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e mori këtë si kapriçon e një fëmije që përplas këmbët në dysheme pasi n...

11:21

Po unë jam shok, tani edhe votues i Blushit

Një luzmë mediash që rendin pas Ramës e kanë radhitur Lapsi.al, mua personalisht dhe bashkëthemeluesin e kësaj faqeje, Armand Shkullakun mes shokëve të Blushit ...

12:44

Luli po përtyp Big Mak-un

Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz jashtë politikës të futeshin në çadër e ta mbështesnin qoftë dhe nga jashtë: dy motive ...

12:25

Një tjetër Ramë në 26 qershor

Edi Rama po pranon miting më miting dhe me gojën plot të gjithë akuzat e kritikëve se shteti që premtoi katër vite më parë, degjeneroi në një bandë kleptokratës...

11:14

PD si një femër e përdorur nga Rama

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distan...

00:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI