Flash

Reagon autorja e "Big Brother 9": Një falenderim për ata që më sulmuan nga Damiano tek Olti Curri

Lapsi.al 26 June 2017
Reagon autorja e "Big Brother 9": Një falenderim për ata

Sapo u mbyll edicioni i 9 i “Big Brother” i cili sivjet ishte ndryshe, pasi edhe njeriu që qëndroi në krye të tij ishte i ri. Autorja e këtij edicioni ishte Alessia Vessicchio, italiania që vite më parë kishte edhe autorësinë e programit “E diell” po në “Top Channel”. Ajo provoi një sfidë të re me “Big Brother”, një program i cili që prej nisjes e deri në përfundim u shoqërua me shumë thashetheme, e madje edhe me akuza kundrejt saj personalisht. Deri më tani ajo ka heshtur, duke mos thënë versionin e saj për asnjë prej akuzave që i janë bërë nga konkurrentët. Siç duket Alessia ka pritur që gjithçka të mbarojë e të flasë. Ditën e sotme ajo ka publikuar një deklaratë të gjatë përmes së cilës tregon ndër të tjera se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më autore e “Big Brother Albania”. Duke iu përgjigjur komenteve që e falenderojnë për punën e bërë, autorja shënon: “Faleminderit me zemër por do të mbetet një eksperiencë unike”, duke lënë të kuptohet se detyra e saj nisi e përfundoi në këtë edicion. Veç të tjerash Alessia i është drejtuar me ironi opinionistit të “Fan Club” Olti Currit, i cili sipas saj donte t’ia dëmtonte punën por nuk ia arriti dhe i ndodhi e kundërta. “Njerëzit e ndoqën edhe më shumë, duke folur për këtë “Big Brother” si kurrë më parë”, gjithmonë sipas autores italiane. Alessia i jep një përgjigje të gjatë edhe atyre që mendojnë se ka dështuar…

STATUSI

Faleminderit stafit për punën e vyer. Faleminderit konkurrentëve që ishin të vërtetë dhe na kanë dhënë shumë, në një format jo të thjeshtë për t’u jetuar. Ju kam pasur xhan. Dhe faleminderit edhe Damianos dhe atyre që kishte përqark, ju personazhe të shkretë e të ulët. Përfshirë edhe mikun e të dielës në drekë, që duke u përpjekur të na dëmtonte arriti vetëm që të flitej për këtë “Big Brother” siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, e që njerëzit ta shikonin edhe më shumë. Edhe për ata që shkruan se dështova, për herë të dytë këtu (në Shqipëri) dua t’i them se nuk bëtë një figurë të bukur. Jeni si ato gratë që thonë se Belen (Rodriguez) është e shëmtuar, shkruan “revistawho.com”. Duhet të flisni me fakte jo me zili. Herën e parë në Shqipëri, bëra programe për të cilat njerëzit flasin akoma si më të bukurat që janë bërë ndonjëherë. Këtë nuk e them unë, por njerëzit që takoj, punojësit që nuk kanë zili e s’janë të frustruar. Kjo eksperiencë e re më dha dy fitore të tjera të mëdha, këtë e thonë shifrat e shikueshmërisë dhe njerëzit. Ndaj nëse të dështosh do të thotë të bësh mirë, të argëtohesh, të fitosh mirë, dhe të zgjedhësh kur do të kthehesh në shtëpi… Atëherë paskam dështuar. Mësoni të humbisni me klas, mësoni të flisni më pak por me më shumë inteligjencë dhe mësoni që ky është thjeshtë televizion, jepini peshën e duhur. Përndryshe tregoni pak kulturë e zgjuarsi. Por gjithsesi faleminderit dhe ju sepse hodhët kripë në gjithçka që kam bërë. Dhe faleminderit zonjës Hoxha për vlerësimin, mbështetjen dhe përzemërsinë./ revistawho.com

Të këshilluara

Selena Gomez, imazhi i Coach (Foto)

Ajo është pjesë e fushatës së re të markës dhe ka pozuar në sediljen e një makinë vintage, e veshur me një fustan dhe çantë pjesë të koleksionit të ri. Këngëtar...

13:41

Drake baba, mohon fëmijën (Foto)

Javë më parë Drake është përfolur për një marrdhënie intime me ish yllin e pornografisë Sophie Brasseaux ku nga kjo ngjarje ajo mbeti shtatzënë duke deklaruar s...

12:25

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI