Flash

Olti Curri i përgjigjet Alesias: Dora në qafë dhe gishti në b***ë

Lapsi.al 26 June 2017
Olti Curri i përgjigjet Alesias: Dora në qafë dhe gishti në

Tashmë që “Big Brother” mbaroi të gjithë duket se janë të gatshëm “të hapin thesin”, e të zbrazin çdo mllef të akumuluar gjatë javëve.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme ishin banorët ata që u pëfshinë në një konflikt në rrjetet sociale, ku fyen e sulmuan njëri-tjetrin, sot sherret kanë kaluar në një tjetër nivel.

Vetëm pak më parë autorja e “Big Brother” Alessia Vessiçhio ka publikuar një status ku sulmonte kritikët e këtij spektakli, në veçanti Olti Currin, që e quajti “të ulët, e të shkretë, që u përpoq ta dëmtonte”.

Opinionisti i Fun Club i është përgjigjur italianes, në një status të gjatë e të plotë, ku sqaron gjithçka, përfshirë edhe mendimin e tij për anën e saj profesionale.

 

STATUSI I PLOTË

Vallai isha rehat duke ngrene ca fiq perballe kondicionerit dhe televizorit kur Eraldo Rexho me sjell nje status te Alessias (shefja e Big Brother Albania 9, se autoresine e ka Endemol te formatit ne vetem pershtasim)...

Nuk behet nami po ndenja pa ju pergjigjur Alessias se pergjigjen ajo e ka marre nga publiku ne mijra e mijra komente por meqe me terhoqi ne valle ti plas edhe une nja dy fjale aq me shume qe eshte e huaj edhe nuk ka pasur komplekse perballe tyre kur ishim pa breke ne bythe jo me tani qe italianet kane ardhur edhe jane bere hyzmeqaret tane.

Statusi ishte plot mllef por i renditur keq, sepse lajmin e kishte plasur te paragrafi i pare edhe vazhdimi ishte monoton. Por tek e fundit nuk prisja ndonje gje te madhe nga ajo. Me vjen keq qe, duke ju referuar psikologeve qe per personat qe shkruajne me germa te medha te shtypit thone se jane te pasigurte dhe me komplekse, zbulova edhe kete ane te nje gruaje qe ka re drejte te mbrohet edhe ne ekstrem.

Se pari me quan personazh te ulet, por e dashur Alessia i ulur apo i larte jam nje personazh qe jam bere vete pa pasur si ty babain legjende ne RAI apo Mediaset dhe ta shesesh kete si CV ne Shqiperi, por me gjithe kete amerikanet thone : google me, edhe ne google per ty nuk del asgje, as pune, emisione, autoresi etj etj. Ndersa une i shkreti del qe e kam merituar buken qe ha, plot 250 mije rezultate me shkrime, intervista, kenge, emisione, opinione, 100 mije poshte Rames kryeminister.

Por ti ke arritur te shesesh si ne 1992-shin faktin qe je italiane edhe di me shume sesa ne, nderkohe qe faktet ta rrezuan kete version.

Sa per Damianon nuk kam cfare te them se ai flet vete, flet publiku, fansat pro dhe kunder.

Nese mendon qe une favorizova Damianon, nuk ke kuptuar akoma qe shqiptaret nuk toleruan dhunen. Po çfare duhet te them une Alessia, qe ti u rreshtove pro Olsit qe ne hyrje duke nderhyre qe ti beheshin edhe dhembet nga e para, se nuk dukej bukur me dhembe te prishur?

Po Ervinit qe i flisje te dhoma e rrefimit : jepi jepi se je shume mire, madje harrove te mbyllesh edhe mikrofonin nje nate edhe u degjua ne mbare shtepine!

Sa per shikueshmerine nuk po flas fare, se flasin shifrat ti kishe te dielen perballe Ermalin me Ilir Shaqirin ndersa une kisha Ardit Gjebrene me "Kam nje mesazh per ty"...

Sa per matjen e suksesit me njerezit qe te flasin ne rruge, une duhej te isha shpallur mbret me kohe para Noizyt dhe Ledrit, por meso nje shprehje qe kemi ne "dora ne qafe dhe gishti ne bythe", prandaj mos ju gezo shume hallexhinjve qe presin rrogat edhe te krehin bishtin.

Alessia dua te te bej te lumtur, por e kam te pamundur sepse merzitja jote eshte pasoje e mungeses se talentit dhe ate o e ke, o nuk e ke...

Suksese ne emisionet RAI apo Mediaset ku mezi po te presin te besh fotokopjot...

Të këshilluara

Selena Gomez, imazhi i Coach (Foto)

Ajo është pjesë e fushatës së re të markës dhe ka pozuar në sediljen e një makinë vintage, e veshur me një fustan dhe çantë pjesë të koleksionit të ri. Këngëtar...

13:41

Drake baba, mohon fëmijën (Foto)

Javë më parë Drake është përfolur për një marrdhënie intime me ish yllin e pornografisë Sophie Brasseaux ku nga kjo ngjarje ajo mbeti shtatzënë duke deklaruar s...

12:25

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI