Prej 3 vitesh te lidhur, supermodelja Heidi Klum dashur pa dashur ka zbuluar tradhtinë e të dashurit të saj Vito Schnabel.
30 -vjeçari është kapur nga paparacët ditën e djeshme duke u puthur me një vajzë për të cilën fillimisht të gjithë menduan se ishte vetë modelja. Por në fakt, aktualisht ajo ndodhet në New York, duke u përgatitur për xhirimet e episodeve të ardhshme të America’s Next Top Model. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai është parë duke shkëmbyer disa puthje pasionante me vajzën të cilës ishte e pamundur t’i dalloje ndonjë tipar brenda në makinë. Sipas Daily Mail, i dashuri i 44-vjeçares më pas është parë të ndërrojë taksi dhe të dy janë nisur për në drejtime të ndryshme.
