Flash

Rekordi/ Snajperi kanadez vret ushtarin e ISIS nga 3.5 km

Lapsi.al 23 June 2017
Rekordi/ Snajperi kanadez vret ushtarin e ISIS nga 3.5 km

Një snajper i Forcave Speciale Kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të Shtetit Islamik nga një distancë tronditëse prej 3,5 kilometrash në Irak muajin e shkuar. Burime nga ushtria kanadeze konfirmuan vrasjen dhe distancën për mediat dhe thanë se ushtari në fjalë e kreu këtë qitje spektakolare nga një ndërtesë e lartë.
Sipas mediave kanadeze, të cilat bazohen në burimet e tyre brenda ushtrisë, qitja është filmuar dhe përbën një rekord absolut. Komanda kanadeze e operacioneve speciale konfirmoi raportin për BBC dhe distancën e saktë prej 3540 metrash, një asgjësim i plotë i rekordit të mëparshëm që mbahej nga britaniku Craig Harrison, i cili në vitin 2009 vrau një taleban nga distanca 2,475 metra. Sipas mediave kanadeze, snajperi përdori armën standard të këtij reparti të ushtrisë pikërisht McMillan TAC-50. 
Mësohet se qitja e kryer prej tij ndaloi një operacion të Shtetit Islamik dhe shmangu përdorimin e aviacionit në një zonë të banuar me civilë. Ekspertë ushtarakë thanë se vështirësia e qitjes në një distancë kaq të largët është e jashtëzakonshme, pasi snajperi duhet të llogarisë erën, specifikat balistike, lëvizjen e objektivit, madje edhe lakimin e tokës. Për ta ilustruar këtë, mjafton të thuhet se plumbit ju deshën thuajse 10 sekonda që të godiste objektivi. /TCH/

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI