Flash

(FOTO) Dy të vdekur dhe udhëtime të anuluara pas stuhisë në Gjermani

Lapsi.al 23 June 2017
(FOTO) Dy të vdekur dhe udhëtime të anuluara pas stuhisë

Dy persona humbën jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi dje veriun e Gjermanisë.

Përpos dy viktimave, stuhia shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën e transportit. Pemë të mëdha u shkulën nga erërat e forta të stuhisë, që tani autoritetet lokale po e quajnë tornado.

Mediat vendase bëjnë me dije se një burrë 50-vjeçar, dhe një e moshuar 83-vjeçare humbën jetën pasi u përplasën me pemë që u shkulën dhe i zunë rrugën teksa po udhëtonin me makinat e tyre. 

 

Në Berlin, avionët u ulën me vonesë në aeroportin e” Schoenefeld” dhe “Tegel”, ku autoritetet njoftuan se sot pritet të ketë vonesa të tjera. 

 

Më shumë se 800 persona u bllokuan në stacionin kryesor të hekurudhave të Bremenit për shkak të trenave të anuluar, ndërsa në Hamburg, Hanover, Bremen dhe Kassel, kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Bahn” i vendosi karrocat e gjumit, në dispozicion të udhëtarëve si strehim emergjent.

Gjithashtu, stuhitë u zhvendosën në jug të vendit të enjten, por dëmi i regjistruar ishte minimal.
Sot në mëngjes, shërbimi kombëtar i motit “DËD” njoftoi se stuhitë e fundit pritet të zhvendosen në jug të Bavarisë, në jug të lumit Danub. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI