Flash

I shënoi Izraelit, Sadikun e kërkon Makabi Haifa

Lapsi.al 21 June 2017
I shënoi Izraelit, Sadikun e kërkon Makabi Haifa

Armando Sadiku kërkon të largohet nga Zyrihu dhe dëshira e tij është që të kalojë në një kampionat më të fortë, në Bundesligë ose në Serinë A.

Ofertat për të nuk mungojnë, por për të përfituar shërbimet e tij duhet paguar te klubi zviceran. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Makabi Haifa, klubi izraelit që shpreson të nënshkruajë me Sadikun.

“Makabi shpreson të nënshkruajë me një sulmues të huaj dhe kontaktet kanë nisur. Të gjelbrit kanë piketuar sulmuesin që i shënoi dy gola Izraelit dhjetë ditë më parë, por kostoja e lartë e bën shumë të vështirë mbylljen e kësaj marrëveshjeje”, kjo është ajo çka shkruan “ynet.com.il”, duke treguar dëshirën e madhe të klubit izraelit për ta afruar në skuadër sulmuesin nga Elbasani.

Të këshilluara

VIDEO/ Shqiptari Bardhi i shënon Serbisë

Maqedonia ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Serbisë në Kampionatin Evropian U21, me golin e shënuar nga shqiptari Enis Bardhi nga pika e bardhë e penalltisë. ...

18:48

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI