Flash

Ç'fatkeqësi të kesh një lider budalla!

Lapsi.al 19 June 2017
Ç'fatkeqësi të kesh një lider budalla!

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë.

Siç do ta keni vënë re, ka një sasi të tmerrshme budallallëku sot në botë. Sa për të marrë një shembull, kini parasysh parimin që gazetari Josh Marshall e quan “brisku i Trumpit”, bazuar në rregullin filozofik të njohur si brisku i Occam-it: kur përpiqesh të zbërthesh veprimet e presidentit, shpjegimi më idiot që mund të të vijë në mendje, është gjithmonë më i mundshmi për të qenë i vërtetë. Ndonjëherë thuhet se duhet të jemi mirënjohës për udhëheqësit budallenj, përderisa, të paktën marrëzia e tyre e bën jetën më pak të rrezikshme: imagjinoni nëse ata do të ishin mjaft të fokusuar dhe të mençur, për të vënë në zbatim idetë e tyre më të liga! Por kjo nuk ishte pikëpamja e ekonomistit të ndjerë italian, Carlo Cipolla. Në vitin 1976 ai botoi një ese, e cila po fiton shumë vëmendje sot, në epokën e Trumpit. “Ligjet Themelore të Budallallëkut Njerëzor” sjellin prova të shumta dhe alarmante, se njerëzit budallenj janë shumë më të rrezikshëm, nga sa mendojmë.

Cipolla ka një përkufizim teknik të një personi budalla: dikush “që i shkakton humbje një personi [ose grupi] tjetër, ndërsa vetë nuk merr asnjë përfitim, e madje vetes mund t’i shkaktojë humbje” – e kundërta e një “banditi”, i cili ndjek fitime egoiste me kosto për të tjerët.

“Ditë pas dite, me një monotoni të pandërprerë, ne ngacmohemi në veprimtarinë tonë nga individë budallenj, që shfaqen papritur në vendet më të papërshtatshme dhe në momentet më të vështira”, shkruan ai. Një pjesë e problemit është që ne supozojmë se lloje të caktuara njerëzish – njerëz të arsimuar, njerëz të pushtetshëm, profesionistë të veshur me kostume, njerëz me të cilët biem dakord me politikisht – nuk mund të jenë budallenj. Në fakt, Cipolla insiston, budallallëku shfaqet njëtrajtësisht në të gjitha segmentet e popullsisë. Por jo-budallenjtë nuk e kuptojnë këtë, kështu që ata janë të dënuar që të shastisen, pa pushim: “Gjithmonë dhe në mënyrë të pashmangshme, të gjithë e nënvlerësojmë numrin e budallenjve në qarkullim”.

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. “Një person inteligjent mund të kuptojë logjikën e një banditi”, shkruan Cipolla. “Veprimet e banditit ndjekin një model racionaliteti: racionalitet i keq, nëse doni, por sërish racionalitet”. Nuk ndodh kjo me budallenjtë. (Disa nga politikat e Trump-it duket se llogariten për të përfituar personalisht, por me shumë prej tyre nuk ndodh kështu: pse të shkaktojë tensione të pakuptimta diplomatike apo të bëjë deklarata që e bëjnë fajtor në lidhje me Rusinë?)

Rezultati çoroditës është se budallallëku ka fuqi – dhe budallenjtë fitojnë avantazh – për shkak se rregullat e zakonshme të strategjisë nuk zbatohen. “Për shkak të sjelljes çoroditëse të budallenjve, nuk mund të parashikohen të gjitha veprimet dhe reagimet e tyre, dhe pa kaluar shumë kohë, ti tërhiqesh në goditjet dhe lojën e budallait”.

Ka një lloj rehatie të akullt në një botë të udhëhequr nga të ligjtë, një fakt ky i cili mund të shpjegojë magjepsjen pas teorive konspirative: ato na bëjnë të ndiejmë se kontrollin e kanë njerëz të rritur, edhe nëse janë të ligj. Budallallëku nuk e ofron një ngushëllim të tillë. Eshtë shqetësues të mendosh që, ka lajme të tmerrshme, të cilat nuk i shërbejnë interesit të askujt. Dhe se përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë po ndodh, apo çfarë mund të ndodhë, janë të garantuara të dështojnë – sepse ne përpiqemi të kuptojmë rregullat e lojës, kur problemi i vërtetë është se nuk ka fare të tilla.The Guardian / Bota.al

Të këshilluara

Rama një klloun i parritur

Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatë, i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e mori këtë si kapriçon e një fëmije që përplas këmbët në dysheme pasi n...

11:21

Po unë jam shok, tani edhe votues i Blushit

Një luzmë mediash që rendin pas Ramës e kanë radhitur Lapsi.al, mua personalisht dhe bashkëthemeluesin e kësaj faqeje, Armand Shkullakun mes shokëve të Blushit ...

12:44

Luli po përtyp Big Mak-un

Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz jashtë politikës të futeshin në çadër e ta mbështesnin qoftë dhe nga jashtë: dy motive ...

12:25

Një tjetër Ramë në 26 qershor

Edi Rama po pranon miting më miting dhe me gojën plot të gjithë akuzat e kritikëve se shteti që premtoi katër vite më parë, degjeneroi në një bandë kleptokratës...

11:14

PD si një femër e përdorur nga Rama

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distan...

00:23

Një votë më shumë për Albin Kurtin

Albin Kurti ka vendosur të vërë kravatë. Ai ka hequr dorë nga jakat e bardha alla Aleksis Tsipras, që ishin kthyer në identifikuese të imazhit të tij. Por kjo d...

14:22

Hipokrizia e Ramës me Metën

Që nga lideri i gjatë e deri tek deputeti më i shkurtër i Rilindjes, të gjithë janë kapluar nga një shqetësim qesharak se me qëndrimet që po mban në fushatë, Il...

09:56

Gjobaxhiu Edi Rama

Spoti elektoral ku Edi Rama aktron në rolin e një gjobaxhiu ka ngjallur në mënyrë të padrejtë një mëri të madhe në publik. Demokratët akuzojnë për përdorimin e ...

14:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI