Flash

Devi Muka shkarkohet nga Tirana

Lapsi.al 18 June 2017
Devi Muka shkarkohet nga Tirana

Devi Muka nuk është më drejtor i Tiranës. Klubi bardheblu, që do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, dje ka prezantuar për publikun projektin e ri, trajnerin e ri dhe njëkohësisht drejtorin e ri. Në konferencën e djeshme për shtyp, ku presidenti Refik Halili ka folur për gjithçka, binte në sy mungesa e Devi Mukës. Ish-lojtari i njohur bardheblu dhe së fundmi drejtor sportiv nuk ka qenë i pranishëm, duke hedhur menjëherë dyshimet e para se çfarë kishte ndodhur me Mukën. “Muka nuk do të jetë më drejtor sportiv i Tiranës. Por, ai do të ketë një pozicion tjetër në klub” – tha Halili. Duket se trajneri i larguar Mirel Josa dhe drejtori sportiv Devi Muka kanë marrë një pjesë të përgjegjësisë për rënien e skuadrës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI