Flash

Zyrtare/ Belotti nënshkruan kontratën e jetës (FOTO)

Lapsi.al 16 June 2017
Zyrtare/ Belotti nënshkruan kontratën e jetës (FOTO)

Për sulmuesin më të kërkuar të momentit, Andrea Belottin, ka ardhur momenti që të vendosë dhe të thotë “Po-në” më të rëndësishme të jetës.
Nuk i ka thënë “po” as Torinos, as Milanit, e as shumë klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, por i ka thënë Giorgias, të dashurës së tij prej shumë kohësh.
Rreth orës 17:00 në Kishën “San Francesco di Paola” në Palermo qendërsulmuesi i Torinos është kurorëzuar në martesë me të fejuarën Giorgia Duro, të njohur pikërisht në Siçili, kur ai militonte për Palermon.
Dasma e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për të evituar paparacët është organizuar nga Silvia Slitti, bashkëshortja e sulmuesit të Veronës, Giampaolo Pazzini.
Nuk kanë qenë të paktë të ftuarit nga bota e futbollit, ku mes të cilëve ishte edhe Urbano Cairo, presidenti i Torinos, apo edhe ish-shokë skuadre si Ciro Immobile dhe Cesare Bovo. /TopChannel

Image result for belotti

Related image

Image result for belotti

Image result for belotti

Image result for belotti

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI