Flash

Prapaskena/ Walter Zenga kandidat për kombëtaren shqiptare

Lapsi.al 15 June 2017
Prapaskena/ Walter Zenga kandidat për kombëtaren shqiptare

Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë një zgjedhje dytësore për FSHF-në.

Të paktën, kështu u kuptua edhe në konferencën e djeshme për shtyp, kur gazetarët pyetën Armand Dukën e FSHF-së nëse është opsion për trajnerin e ri një vendës.

“Nuk kam menduar për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë”, theksoi kreu i institucionit të futbollit, shkruan panorama sport.

Tashmë me Shqipërinë pa trajner, që dje ka nisur “lufta” e menaxherëve të huaj dhe vendës, të cilët do të mundohen të bindin Dukën me sugjerimet e tyre.

Një emër që është lakuar pak orë pas largimit të De Biasit është ai i ish-portierit të shquar italian, Walter Zenga.

Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Wolwerhampton, pikërisht në vitin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI