Flash

Duka: Nuk isha dakord që De Biasi të largohej

Lapsi.al 14 June 2017
Duka: Nuk isha dakord që De Biasi të largohej

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka komentoi largimin e De Biasit si trajner i kombëtares shqiptare. Ai tha se nuk ishte dakord që ai të largohej. 
“Dua të falenderoj trajnerin për kontributin në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF. Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë pasur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni.
Kur emëruam zotin De Biasi në krye të Kombëtares, edhe pse kishim disa alternativa, besuam se do të arrinim diçka. Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëm mirë dhe bëm zgjidhjen e duhur. Edhe pse nuk e mendoj si trajneri se cikli i tij ka përfunduar.
Edhe pse nuk kam thënë asgjë se kontrata duhet të vazhdojë. Duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej. De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja humane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq.
Prej ditës së konferencës së trajnerit kam qenë i emocionuar. Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies nuk ka qenë i konsoliduar, përkundrazi mendonim të shikonim së bashku drejt së ardhmes” –
tha Duka.

 

Të këshilluara

De Biazi shpall vendimin: Largohem...

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izrael...

10:14

“Tirona Fanatics” tani e kanë me Lali Erin

Përveç Presidentit të klubit Refik Halili, “Tirona Fanatics” tani i shpallin “luftë” edhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pak ditë pas protestës së bërë...

10:44

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI