Flash

De Biazi jep dorëheqjen! Nga sot Shqipëria pa trajner

Lapsi.al 14 June 2017
De Biazi jep dorëheqjen! Nga sot Shqipëria pa trajner

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.
“Kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, - lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.
Vetëm pak orë pas deklaratës së tij që njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën, De Biasi duket se pas bisedës që ka zhvilluar me presidentin Duka, ka rënë dakord që aventura 6-vjeçare në stolin kuqezi të mbyllet edhe pse eliminatoret dhe kontrata mbarojnë zyrtarisht pas disa muajsh.
De Biasi theksoi gjithashtu se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018. 
Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016. 
Pasi lexoi deklaratën në fund të saj u shfaq i përlotur.

Të këshilluara

De Biazi shpall vendimin: Largohem...

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izrael...

10:14

“Tirona Fanatics” tani e kanë me Lali Erin

Përveç Presidentit të klubit Refik Halili, “Tirona Fanatics” tani i shpallin “luftë” edhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pak ditë pas protestës së bërë...

10:44

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI