Flash

Luli po përtyp Big Mak-un

Lapsi.al 13 June 2017
Luli po përtyp Big Mak-un

Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz jashtë politikës të futeshin në çadër e ta mbështesnin qoftë dhe nga jashtë: dy motive që në fakt shkriheshin në motivin e dytë e në fakt në qëllimin final: kanabizimi i vendit dhe standardet e zgjedhjeve.

Sot disa javë pas daljes nga çadra, askush, dhe për më tepër lideri i opozitës nuk flet për këtë problem, që ishte çështja kyçe në fushatën çadriste për të siguruar standarde, që ishte problemi kryesor që i bëri dhe ndërkombëtarët ta merrnin seriozisht hyrjen e kësaj opozite në çadër.

Madje dhe kur i foli fermerëve gjatë një dite të fushatës elektorale lideri i opozitës tha se kur të takonte Presidentin Trump në Uashington do t’i fliste numrit një të botës për hallet e tyre që kishin të bënin me produktet e mbetura stok dhe aspak për fushat me kanabis, që akoma nuk e kemi të qartë a do të kenë fuqi në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve apo jo.

Sot për fat të keq të shoqërisë shqiptare lideri i opozitës e ka harruar misionin primar dhe thjesht rri buzë Big Mac-t të gatuar nga Kryeministri dhe lideri i mazhorancës, duke pritur që ky i fundit të shkund tubetin e kech-up mbi qoften e Republikës së vjetër të Big Mak-ut, që kur ta kafshojë këtë qofte që ka kohë që rri në frigorifer, t’i duket sikur ha Big Mak-un e Republikës së Re që ka dalë nga furra taze.

Për hir të së vërtetës lideri i mazhorancës di t’ia shkundë mirë tubetin e kech up-it liderit të opozitës në qoften e prishur të standardeve të harruara dhe gjithashtu ishte i sinqertë kur u shpreh se ai nuk e ka pranuar asnjëherë të ashtuquajturën paketë Mcallister. Marrëveshja e pandriçuar akoma për publikun midis dy palëve nuk ishte një marrëveshje për të siguruar standardet që kërkonin pjesa qytetare e këtij vendi, sepse zgjedhjet u shtynë vetëm një javë duke mos lënë asnjë mundësi të plotësoheshin ato kushte që priteshin jo vetëm nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Në fakt nuk ishte paketë MC Allister e si e tillë nuk kishte si të ishte edhe MC Allister plus. Fakti që opozita këtë herë do marrë pjesë me vullnet në zgjedhje dhe do pranojë rezultatin si pasojë e valles që hedhin të dy liderët rreth Big Mak-ut, nuk i jep ndonjë garanci qytetarëve të Shqipërisë se standardet do të plotësohen.

Tranzicioni shqiptar ka treguar se gjëja më e vështirë në këtë vend janë jo vetëm bërja e standardeve po dhe ruajtja e tyre. Duke e parë në këtë këndvështrim Big Mak-u, mund të jetë një zhvillim negativ për demokracinë e brishtë shqiptare po nuk pati bateri të duhura sigurie.

Dhe si gjithmonë në kapitalizëm dhe demokraci tregu nuk ngel bosh. Sot LSI nëpërmjet ish kryetarit të saj dhe kandidatit për President, e bëri të qartë që jo vetëm forca politike që ai ka drejtuar do të do të ngrejë nga toka flamurin e rënë të standardeve, por edhe institucioni që Ilir Meta do të drejtojë pas 24 korrikut do të bëjë të njëjtën gjë, duke folur hapur për mosdekretim të atyre që do të dhunojnë standardet.

Situata ku ndodhemi është disi paradoksale dhe e pajetuar më parë, kur dy liderët e partive të mëdha rrinë buzë Big Mak-ut, gati në garë se kush do kafshojë më shumë, ndërkohë që Metës, Idrizit apo dhe Blushit i ka rënë ylli i historisë: janë të dënuar që të mendojnë për standardet. Lufta është e hapur dhe e lexueshme.

Sot nuk shtrohet më pyetja kush parti do t’i fitojë zgjedhjet, kush do marrë 71 vota, kush do bëjë koalicion me kë. Sot ka vetëm një luftë të hapur dhe një finale: kush do fitojë BIG MAK-u apo standardet. Tubetet me kech-up do vazhdojnë të hidhen mbi qoften e prishur të Big Maku-t e ne s’na mbetet gjë tjetër të shohim nëse do e hajë ky popull këtë qofte siç po e ha Luli me lezet dhe dalëngadalë. Syri.net

Të këshilluara

Një tjetër Ramë në 26 qershor

Edi Rama po pranon miting më miting dhe me gojën plot të gjithë akuzat e kritikëve se shteti që premtoi katër vite më parë, degjeneroi në një bandë kleptokratës...

11:14

PD si një femër e përdorur nga Rama

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distan...

00:23

Një votë më shumë për Albin Kurtin

Albin Kurti ka vendosur të vërë kravatë. Ai ka hequr dorë nga jakat e bardha alla Aleksis Tsipras, që ishin kthyer në identifikuese të imazhit të tij. Por kjo d...

14:22

Hipokrizia e Ramës me Metën

Që nga lideri i gjatë e deri tek deputeti më i shkurtër i Rilindjes, të gjithë janë kapluar nga një shqetësim qesharak se me qëndrimet që po mban në fushatë, Il...

09:56

Gjobaxhiu Edi Rama

Spoti elektoral ku Edi Rama aktron në rolin e një gjobaxhiu ka ngjallur në mënyrë të padrejtë një mëri të madhe në publik. Demokratët akuzojnë për përdorimin e ...

14:49

Loja e pisët me LSI-në

Një sulm i pa precedent ka filluar pas marrëveshjes Rama - Basha kundër partisë së Ilir Metës. Sapo nënshkruan paktin okult, i cili nuk pati pikë transparence, ...

15:44

Luli nuk është fajtori i vetëm

Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë edhe një nga objektivat që premtoi në çadër, nuk është krejtësisht faji i tij. Nëse "Republika ...

06:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI