Flash

VIDEO/ Sadiku festoi duke imituar një kuzhinier turk 

Lapsi.al 12 June 2017
VIDEO/ Sadiku festoi duke imituar një kuzhinier turk 

Armando Sadiku shënoi dy gola kundër Izraelit dhe festoi në një mënyrë të veçantë. Por, cilin imitoi ai? Personazhi në fjalë quhet Nusret Gëkçe (njihet edhe si Salt Bae) dhe është kuzhinier turk dhe pronar i restorantit Nusr-Et (Stamboll, Ankara dhe Dubai). Ai ka lindur në vitin 1983 dhe stili i tij i gatimit dhe prerjes së mishit u bë i njohur në internet, por sidomos mënyra se si ai i hedh kripën. (video më poshtë). Gëkçe u bë i njohur në internet gjatë janarit 2017 për mënyrën e tij se si e pret mishin. Kur u pyet se cilën mish e preferon, ai u përgjigj duke bërë shaka se është vegjetarian.
Ai u bë i famshëm prej një videoje me emrin “Ottoman Steak”, e cila u postua më 7 janar 2017 në llogarinë e restorantit të tij në Twitter. Ishte parë 10 milionë herë në Instagram, pasi u quajt si “Salt Bae” për shkak hedhjes ironike të kripës… Pikërisht këtë kuzhinier të famshëm imiton edhe Armando Sadiku pasi realizon golat e tij – te Lugano e bëri këtë vit – duke treguar se për të qenë një kuzhinier i zoti, duhet të gatuash edhe gola, sepse profesioni i tij është ky, edhe pse nga tavolina gjithmonë çohet ndër të fundit.

Të këshilluara

Flet Sadiku: Pata fat te golat!

Dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Izraelit, sulmuesi Armando Sadiku ua kushtoi të gjithë shqiptarëve. Në një intervistë pas ndeshjes për Supersport, Sadiku th...

21:19

VIDEO/ Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit. Me të njëjtin rezultat si në “Elbasan Arena” (3-0) Shqipëria i dha Izraelit një leksion se ajo që ndodhi në ndeshjen e parë i...

20:47

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI