Flash

“Tirona Fanatics” tani e kanë me Lali Erin

Lapsi.al 12 June 2017
“Tirona Fanatics” tani e kanë me Lali Erin

Përveç Presidentit të klubit Refik Halili, “Tirona Fanatics” tani i shpallin “luftë” edhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pak ditë pas protestës së bërë ditën e finales së Kupës së Shqipërisë tifozët kërkojnë nga Bashkia të “zgjohet” dhe të marrë një vendim për klubin Tirana. 
Me një reagim në “Facebook”, ata kërkojnë që Erion Veliaj, si kryetar i Bashkisë të marrë një vendim dhe të prishë marrëveshjen me presidentin Refik Halili. 
“Ditë pas rënies së KF Tironës nga Superliga, ende nuk ka asnjë lloj reagimi. Ish-presidenti vazhdon të heshtë dhe me të edhe Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tironë dhe rrjedhimisht zotëruesi i 34% të aksioneve. Ndërsa nga i pari nuk presim asgjë, duke u nisur edhe nga lloji i njeriut që është, besojmë në një reagim të Kryetarit të Bashkisë. KF Tirona është një pasuri e qytetit të Tironës dhe si e tillë, së paku për shkaqe morale i takon Kryetarit të Bashkisë të reagojë. Qytetarët e Tironës nuk do të tolerojnë përdhosjen e simbolit të Kryeqytetit dhe janë të vendosur të dalin në mbrojtje të KF Tironës. Prandaj i bëhet thirrje të gjithë “tironasve”, tifozëve të KF Tironës, dashamirësve, atyre që kanë dhënë për ngjyrat bardheblu, qytetarëve të thjeshtë që e shohin KF Tironën si një pjesë të pandashme të qytetit dhe çdo burri, gruaje, djali dhe vajze: Të mërkurën në 18:00, protestojmë paqësisht para Bashkisë”, - shkruanin “Fanatics”.

 

Të këshilluara

Flet Sadiku: Pata fat te golat!

Dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Izraelit, sulmuesi Armando Sadiku ua kushtoi të gjithë shqiptarëve. Në një intervistë pas ndeshjes për Supersport, Sadiku th...

21:19

VIDEO/ Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit. Me të njëjtin rezultat si në “Elbasan Arena” (3-0) Shqipëria i dha Izraelit një leksion se ajo që ndodhi në ndeshjen e parë i...

20:47

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI