Flash

Çfarë thotë tani Astrit Hafizi, një kritik i betuar i De Biazit

Lapsi.al 11 June 2017
Çfarë thotë tani Astrit Hafizi, një kritik i betuar i De

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi është një kundërshtar “i betuar” i Xhani De Biasit. Ai ka komentuar fitoren ndaj Izraelit, por e ka parë më shumë një meritë të lojtarëve sesa të trajnerit italian.

“Lojtarët iu përgjigjën trajnerit. Fituan lojtarët, por edhe trajneri. Në situata të tilla kryesorja është që të thyhej ngërçi në ekip. Edhe sikur të mos kishim luajtur këtë ndeshje duhej të prishej ajo atmosferë. Mendoj se ishte një ndeshje shumë e lehtë. Edhe kur Izraeli fitoi me ne, e pati më të lehtë. Nuk ka rëndësi konkluzioni. Kjo fitore është e rëndësishme për De Biazin”- tha Hafizi. Por atij nuk i kanë pëlqyer fjalët e De Biasit se nuk i dëgjon kritikat që nuk janë konstruktive.

“Të gjithë dhe unë që e kam kritikuar, nuk kemi bërë kritika personale. As më shkon ndër mendje. Kam qenë në krah të tij dhe kam dhënë disa ide. Edhe sot ne duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet që pas kësaj fitoreje të nxjerrim mësime që të rregullojnë gabimet”- tha Hafizi./lapsi.al/

Të këshilluara

Flet Sadiku: Pata fat te golat!

Dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Izraelit, sulmuesi Armando Sadiku ua kushtoi të gjithë shqiptarëve. Në një intervistë pas ndeshjes për Supersport, Sadiku th...

21:19

VIDEO/ Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit. Me të njëjtin rezultat si në “Elbasan Arena” (3-0) Shqipëria i dha Izraelit një leksion se ajo që ndodhi në ndeshjen e parë i...

20:47

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI