Flash

VIDEO/ Aksidentohet prezantuesi i “Top Gear” Richard Hammond

Lapsi.al 10 June 2017
VIDEO/ Aksidentohet prezantuesi i “Top Gear” Richard Hammond

Është transportuar me helikopter për në spital pasi ka pësuar një aksident të rëndë ish-presidenti i programit të famshëm ‘Top-Gear’, Richard Hammond. Ai është aksidentuar duke bërë një karambol horror me super-makinën e tij prej 2 milionë paundësh, gjatë filmimit të shfaqjes më të re “Amazon”. Prezantuesi i famshëm i spektaklit më të njohur automobilistik “Top Gear”, Richard Hammond, u përplas me mjetin e tij në një fshat në Zvicër. 47-vjeçari, i cili ka marrë plagë të trup pas aksidentit, ishte me një shpejtësi prej ‘rakete’, plot 288 km/orë, po trajtohet tani në spital pasi ka shkatërruar super-mjetin e tij, i cili më pas ka shpërthyer në flakë në një kohë që ai po filmohej në shfaqjen më të re të “Amazon The Grand Tour”. Sipas mjekëve reanimatorë, ai ka shpëtuar mrekullisht nga tmerri i zjarrtë vetëm me disa plagë në kokë, si dhe një gju të thyer, në një kohë që ishte “i ndërgjegjshëm” dhe madje ka folur pasi u nxorr nga vetura.

Të këshilluara

VIDEO/ Plas grushti në sfidën Bosnje - Greqi

Ishte një ndeshje që në finale u bë mjaft nervoze. Bosnja dhe Greqia u përballën një një ndeshje që për shkak të ambicieve të të dyja skuadrave për tu kualifiku...

17:01

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI