Flash

Zgjedhjet britanike/ Pse u godit kryeministrja May?

Lapsi.al 9 June 2017
Zgjedhjet britanike/ Pse u godit kryeministrja May?

E ardhmja politike e Theresa May është po aq e vrenjtur sa një ditë e keqe dimri mbi Tamiz. Kështu e përshkruan në editorialin e saj të sotëm, gazeta franceze e referëncës, Le Monde fatin e kryeministres konservatore pas zgjedhjeve që u mbajtën këtë të enjte. Në të parat zgjedhje pas referendumit për Brexit kryeministrja Theresa May nuk do të ketë mazhorancë absolute. Partia Konservatore do të ketë 314 deputetë ndërsa per te "pasur e vetme timonin e qeverise i duhen 326 mandate. Kjo garë e parakohshme në Britani e cila mbahet një vit pas Brexitit dhe kur vendi po bëhet gati të negociojë modalitetet e daljes nga BE, u provokua vetë nga kryeministrja në detyrë.

Ajo i kërkoi zgjedhjet për të forcuar pozitën e saj për të pasur më shumë legjitimitet në negociata me Brukselin.

Partia “Tory” megjithëse ka humbur rreth dhjetë deputetë në krahasim me zgjedhjet e shkuara qëndron sërish e para dhe ajo mund të bëjë një koalicion të dobët me unionistët e Irlandës së veriut. Por problem është se pas këtij rrezultati, ajo mund të humbasë mbështetjen e fortë në Parti gjë e cila mund të provokonte zgjedhje të reja në shtator.

Sipas analizës që i bëhet në editorialin e Lë Monde. May humbi si pasojë e fushatës së dobët që bëri, e gjuhës së dreunjtë që përdori por edhe për shkakun se si ish minister e brendëshme e qverisë së David Cameron, ajo kishte marrë reforma për shkurtimin e forcave të policisë. Tani kur Britania është përballur me tre sulme terroriste në dy muaj e gjysëm, një masë e tillë i’u kthye në boomerang.

Një rol në rrezultatin e dobët të May luajti edhe ringjallja dhe zbutja e rivalit të saj, radikalit të majtë që drejtoi Laburistët, Jeremy Corbyn. Këmbëngulja e tij se në këtë periudhë të globalizimit të shpejtë ekonomik dhe të efekteve të tij anësore duhet ndaluar shkatërrimi i shtetit social, zuri vend mes zgjedhësve britanikë. Kryeministrja e shihte me qesëndi dhe nga lart këtë radikal të majtë që drejtonte laburistët në krizë të thellë identiteti, por këmbëngulja e Corbyn në idetë e tij, i dha opozitës 10 % më shumë se nga viti 2015 kur atë e drejtonte i moderuari Ed Miliband.

Të gjithë këta faktorë krijuan klimën për atë që në editorialin e tij të sotëm Le mondë e titullonte si “pranvera e tmerrshme e Tereza May. (Përgatiti Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI