Flash

E rrallë/ Biznesmenin rus e varrosin të gjallë, por ai arrin të... (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 8 June 2017
E rrallë/ Biznesmenin rus e varrosin të gjallë, por ai arrin

Një biznesmen rus, i cili u varros për së gjalli në një varrezë në Moskë, telefonoi të vëllanë duke iu lutur që të paguante borxhin e tij, në mënyrë që të rifitonte lirinë. 41 – vjeçari Khikmet Salaev u rrëmbye pasi nuk kishte shlyer një borxh prej 410 mijë paund. Sipas mediave ruse, ai u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefonte vëllain e tij 36 – vjeçar, Ismail. Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMW-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet. Vetëm pas kësaj, rrëmbyesit i dhanë Ismail vendndodhjen e vëllait. Ai raportohet se kishte qëndruar nën dhe për rreth 4 orë. Ai u dërgua në spital me disa fraktura. Media ruse ka ngritur së fundmi shqetësimin për një rikthim të mundshëm bandave ganstere të vitit 1990./tvklan.al/
 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI