Flash

Qesharake/ Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

VIDEO/ Tifozi u përball me terroristët: F*ck You! Unë jam i Milluollit!

Lapsi.al 7 June 2017
VIDEO/ Tifozi u përball me terroristët: F*ck You! Unë jam i

Guximi është pikërisht gjëja e fundit që i mungon. Dhe jo rastësisht mediat angleze e kanë pagëzuar si “Luani i Urës së Londrës”. Quhet Roi Larner, është 47 vjeç dhe ishte duke darkuar me disa prej miqve të tij në restorantin e kryeqytetit “Black & Blue” pranë “Borough Market”, një prej dy vendeve ku ndodhën sulmet terroriste gjatë fundjavës së shkuar. Dhe kur i pa terroristët të hynin në restorant duke ulëritur: “Ky është Allahu, Islam, Islam, Islam”, ai nuk e mendoi dy herë dhe u përball me ta. Madje e bëri i vetëm.

“Ishin të tre të armatosur me thika të gjata”, tregon ai gjatë një rrëfimi për “The Sun”. “Dhe unë, si një idiot, u ulërita nga pas. Mendova: ‘Duhet t’i ndal këta bastardë. Bëra disa hapa në drejtim të tyre dhe u thashë: ‘Shkoni në djall, unë jam i Milluollit. Isha i vetëm kundër tre burrave prandaj u plagosa rëndë. Isha vetëm unë dhe me duart e mia u përpoqa që t’i pengoja. Më goditën me thikë 8 herë. Në kokë, në kraharor dhe në duar. Kishte gjak gjithandej”.

Dhe rezultati? Roi mbeti i plagosur në kokë nga përleshja, në duar dhe në kraharor, por ndërhyrja e tij u lejoi klientëve të tjerë që të vraponin nga dalja kryesore e restorantit dhe siguroheshin që asgjë nuk do t’u ndodhte. E intervistuar nga “BBC”, nëna e tifozit të Milluollit nuk u çudit aspak nga gjesti i të birit të saj:

“Unë e njoh shumë mirë. Kur përballet me të tilla situata, ai reagon instinktivisht. Do të bënte gjithçka për të mbrojtur shokët e tij dhe u shpëtuar jetën. Ai është një djalë me shumë kurajë”.

Në radhë për dekoratë

Miqtë e Roit tashmë kanë nisur një peticion online për t’i paguar shpenzimet spitalore. Ndërkohë që “Independent” shkruan se ka nisur edhe një peticion i dytë për ta dekoruar heroin e “London Bridge” për gjestin e tij trimëror me medaljen e “Kryqit Xhorxh”, nderimi më i lartë civil në Mbretërinë e Bashkuar dhe Komënuelth. Dhe, pas peticionit, vërshuan qindra mesazhe urimi dhe mbështetje për heroin e heshtur.

“Çfarë fisniku! Edhe unë si një banore e Londrës juglindore ndihem shumë e sigurt kur di që në rrugë ka njerëz si ty. Të uroj shërim të shpejtë dhe unë do kisha shumë dëshirë që të të shtrëngoja dorën nëse një ditë rrugët tona kryqëzohen”, është mesazh i Keti Mos.

“Ti shpëtove jetë njerëzish, hero!”, shkruan Stiven Lourens. Ndërsa Kerri MekKenzi komentoi: “Jam një banore lokale e Bermondsej dhe punoj në Urën e Londrës. Ndihem shumë e lumtur që ekzistojnë njerëz si Roi. Është një legjendë në sytë e mi dhe do isha me fat nëse një ditë do ta takoja në rrugë për t’i shtrënguar dorën dhe thënë ‘faleminderit'”./panorama/
 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI