Flash

Gjobaxhiu Edi Rama

Lapsi.al 6 June 2017
Gjobaxhiu Edi Rama

Spoti elektoral ku Edi Rama aktron në rolin e një gjobaxhiu ka ngjallur në mënyrë të padrejtë një mëri të madhe në publik. Demokratët akuzojnë për përdorimin e imazhit të policisë në zgjedhje. Qytetarët e paangazhuar revoltohen me filozofinë e shprehur aty që e shikon penalizimin si një qëllim në vetëvete për të mbushur buxhetin e shtetit. Ndonjë personazh televiziv shan e mallkon kur i kujtohen padrejtësitë që i janë bërë në kuriz.

Por të gjitha këto shpërthime duken të ekzagjeruara. Sado reagime që të përndezë, këtij spoti elektoral i duhen pranuar dy merita.

E para se na ka nxjerrë në ekran Ramën e vërtetë. Një personazh me prirje të theksuara aktoriale i cili më lehtë mund të ishte bërë yll i kinostudios sesa kryeministër i gjithë shqiptarëve.

E dyta është se, po, administrata e Rilindjes është treguar e pamëshirshme për të vënë gjoba, e për të mbledhur përmes tyre më shumë para për arkën e përbashkët. Edi Rama me bllokun e ndëshkuesit në dorë, me mënyrën se si nuk tutet nga njohjet e përbashkëta, nga lutjet për mëshirë, nga tundimi për të qenë i butë, është mishërimi më i mirë i të gjitha fabulave të varfanjakëve që kanë përfunduar në qeli se nuk kishin para të paguanin korentin, i të pastrehëve që i’u kanë shkallmuar kasollet pa leje, i hallexhijve me të cilët ligji ka qenë i pamëshirshëm. Në këtë kuptim spoti është realist dhe shumë pranë të vërtetës.

Pra problemi i vërtetë i spotit nuk qëndron tek pretendimet e ngritura deri më tani. Problemi i tij real sendërzohet tek ironia që bëri Blushi me timonin e makinës së Mark Frrokut. Kreu i Libras i referohet një incidenti, kur “policia që duam” megjithëse gjeti një trafikant në makinën e ish deputetit që ndodhet sot në burg, e la atë të vazhdonte i lirë.

Kjo fabul tregon më mirë se kushdo fallcitetin e shtetndërtimit të Ramës. Është e vërtetë se ai ka gjobitur shumë shoferë, pronarë shtëpish, mospagues dritash. Mund të jetë gjithashtu e vërtetë që këto kacidhe kanë shkuar për shkolla kopshte dhe spitale.  Por, fatkeqësisht, shteti i tij ka bërë shembuj vetëm në mes të të dobtëve, të pafuqishmëve. Askush nga të fortët, oligarkët, abuzuesit, ndërtuesit e mëdhenj, nuk i ka provuar në shpinë gjobat e kryeministrit. Dhe pikërisht për këtë Edi Rama është një gjobaxhi i vërtetë, sepse duke u treguar i butë dhe elastik me një pakicë, ka varfëruar edhe më shumë shumicën.  Ai është dyfish njeriu me bllok në dorë edhe atëhere kur ndëshkon të pambrojturit edhe atëhere kur fal të fuqishmit. Prandaj ai është shumë pranë personazhit që luan në spot. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Loja e pisët me LSI-në

Një sulm i pa precedent ka filluar pas marrëveshjes Rama - Basha kundër partisë së Ilir Metës. Sapo nënshkruan paktin okult, i cili nuk pati pikë transparence, ...

15:44

Luli nuk është fajtori i vetëm

Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë edhe një nga objektivat që premtoi në çadër, nuk është krejtësisht faji i tij. Nëse "Republika ...

06:27

A mund ta shmangë më Basha katastrofën?

Një gjë është e sigurtë: PD po shkon drejt vetë shkatërrimit. Tashmë në lojë nuk është humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër sesa kaq. Tani në rrezik është mb...

12:44

Lulëzimi i republikës së vjetër

Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër duke i siguruar PD asgjë më shumë sesa një humbje të sigurtë, pasi me propozimet për qeverinë trego...

09:19

Çfarë listash do të nxjerri Basha

Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të&nbs...

07:33

Ku dështoi Basha?

Në shkrimin “A duhet të hyjë PD në zgjedhje”  jam shprehur se kjo varet shumë nga protagonistët kryesorë. Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë pre...

12:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI