Flash

Opozitari Corbin në Britani i bën thirrje kryeministres May që të japi dorëheqjen

Lapsi.al 5 June 2017
Opozitari Corbin në Britani i bën thirrje kryeministres May që

Jeremy Corbyn, lideri i partisë opozitare të Britanisë së Madhe, Partisë Laburiste, i ka bërë thirrje sot kryeministres së Britanisë së Madhe nga radhët e Partisë Konservatore, Theresa May, që të japë dorëheqje pasi që ajo ka qenë ministre e Brendshme në kohën kur numri i policëve u zvogëlua.

Britania do të votojë këtë të enjte në zgjedhjet nacionale, disa ditë pasi militantët vranë shtatë persona dhe plagosën gati 50 të tjerë në zemër të Londrës natën e shtunë.

Ai ishte sulmi i tretë në më pak se tre muaj në Britani.

May u përball sot me pyetje nga gazetarët nëse është penduar që e ka zvogëluar numrin e oficerëve të policisë për rreth 20 mijë gjatë kohës që ishte ministre e Brendshme nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Ndërkohë, i pyetur nëse i mbështet thirrjet e tjerëve që May të japë dorëheqje, Corbyn ka thënë për Sky News: “Po i mbështes vërtet. Sepse shumë persona përgjegjës i kanë bërë këto thirrje, të cilët janë shumë të brengosur se ajo ishte ministre e Brendshme për gjithë këtë kohë dhe udhëhoqi uljen e numrit të policëve dhe tani thotë se e kemi një problem.”

“Natyrisht se e kemi një problem, kurrë nuk është dashur ta ulnim numrin e policëve,” ka thënë ai

Të këshilluara

Maqedoni/ Si u çmontua regjimi i Gruevskit?

Nga Risto Popovski* / Regjimi i Nikola Gruevskit, të cilin ai e ndërtoi për më shumë se një dekadë në Maqedoni tashmë është rrëzuar. Kalimi i pushtetit tek lide...

12:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI