Flash

(FOTO) Sulmi në Londër/ Identifikohen dy nga autorët

Lapsi.al 5 June 2017
(FOTO) Sulmi në Londër/ Identifikohen dy nga autorët

Policia britanike ka publikuar fotot e 2 terroristëve të sulmit të së shtunës në Londër, ku mbetën të vdekur 7 persona dhe u plagosën 48 të tjerë.

Në të majtë është Khuram Butt, anëtar i grupit terrorist isalmik al-Muhajiroun, ndërsa në të djathtë, Rachid Redouane, me origjinë paksitaneze, që më parë ishte shfaqur në një dokumentarë të fondamentalistëve islamik.

Sipas policisë britanike, Butt ishte kreu i qelizës terroriste.

Ai ishte i njohur për policinë dhe shërbimet sekrete, por nuk kishte asnjë indikacion nga inteligjenca britanike për një sulm të mundshëm nga ana e tij.

Redouane kishte dhe një identitet false si Rachid Elkhdar, i cili sipas policisë mund të jetë lëshuar në Irlandë, ku ka jetuar për disa vite. Të tre atentatorët mbetën të vdekur në vend pasi u qëlluan me arme nga forcat e policisë.

Gjithçka nisi me një furgon të bardhë që mori përpara këmbësorët në “London Bridge”, rreth orës 22 të mbrëmjes të së dielës, me orën lokale, përpara se 3 personat të dilnin në rrugë dhe të godisnin me thikë njerëzit pranë tregut “Borough”. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI