Flash

BBC: Impakti që ka sulmi terrorist në Londër, tek zgjedhjet parlamentare

Lapsi.al 5 June 2017
BBC: Impakti që ka sulmi terrorist në Londër, tek zgjedhjet

Britania do të zhvillojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare të enjten, më datë 8 qershor. Normalisht, zgjedhjet në Britani do të zhvilloheshin në vitin 2020. Zgjedhjet e parakohëshme u mirëpritën nga opozita, e cila deklaroi se ky do të ishte një test i mirë për qeverinë, edhe pse Theresa May propozoi zhvillimin e këtyre zgjedhjeve vetëm 51 ditë më parë, më 18 prill. Kryeopozitari Jeremy Corbyn është i bindur se mund të dalë fitues në zgjedhje, edhe pse koha për të bërë fushatë është e limituar. Fillimisht ky propozim i May u komentua si një tentativë e saj për të marrë më shumë mbështetje dhe rrjedhimisht pushtet për të mos hasur pengesa në zhvillimin e "Brexit". Por, që nga 18 prilli gjërat kanë ndryshuar. Dy sulme terroriste kanë tronditur vendin, njëri në Mançester që la të vdekur 22 persona, dhe tjetri dy ditë më parë në Londër që shkaktoi 7 viktima. Konkuruesit për kreun e ekzekutivit, May dhe Corbyn, duhet të shpalosin përveç të tjerash, edhe një plan konkret për të luftuar terrorizmin. 

 

Për të dytën herë brenda pak javëve, kryeministres britanike iu desh t’i përgjigjej një sulmi terrorist që kishte vrarë njerëz të pafajshëm.

Por, fjalimi i djeshëm i Theresa May ishte pa dyshim më i tensionuar, me një pohim të guximshëm, “mjafton, mjaft”, dhe një premtim përmbyllës për t’i mundur ‘armiqtë’.

Ky fjalim mund të mos ketë qënë fjalim zyrtar i fushatës, por pa dyshim ishte politik.

Ngjarjet e dy ditëve të fundit kanë ndryshuar mënyrën si politikanët po përpiqen të tërheqin sa më shumë votues rreth vetes. 

Megjithatë, çfarë mund të thotë Theresa May? A ishte fjalimi i saj më shumë se një retorikë fushate?

Është e qartë se nëse rizgjidhet, kryeministrja May do të ndjekë politika të reja për eliminimin e kërcënimit terrorist. 

“Kriminalizimi i njerëzve”

Sipas planit të konservatorëve të Theresay May, deri tani duhet të ishin marrë në konsideratë ndjekje të reja penale për ekstremizmin. Kjo, për të rritur kohën e dënimeve me burg edhe për shkeljet më të vogla, sikurse përhapja e ekstremizmit dhe jo kryerja e akteve terroriste.

Nëse kthehen në qeveri, konservatorët gjithashtu planifikojnë të ngrenë një komision për të luftuar ekstremizmin, për t’a përcaktuar dhe për ta çrrënjosur atë. Theresa May po krahason përpjekjet e nevojshme për të luftuar idetë terroriste, me mënyrën e luftës që bëri racizmin gjithmonë e më pak të pranueshëm.

Është gjithashtu e mundur, që nëse May fiton një shumicë të mirë, të mund të kthehet në disa nga idetë që ajo paraqiti në kohën kur ishte sekretare e shtetit.

Në një fjalim të ngjashëm në vitin 2015, me ton të ashpër ajo paralajmëroi terroristët se do të kishin përballë një armik të fortë.

Si sekretare shteti, May planifikoi disa udhëzime pak kontroverse, si përshembull të nxjerrë jashtë vendit grupet që nxisin ekstremizmin, ose të mbyllë godinat/objektet që më parë ishin përdorur nga ekstremistët.

Por askokohe, këto mendime u kritikuan gjerësisht pasi u cilësuan të ashpra, me frazën “kriminalizim të njerëzve pasi mendojnë ide të këqija.”

“Shkallë e paparë”

Përpjekja e ministrave për të përkufizuar ekstremizmin, nuk i lejoi të marrin një vendim për të parandaluar këtë fenomen.

Zgjedhjet e parakohëshme që thirri Theresa May, duket se e shpëtuan atë nga “fatura e terrorizmit”.

Pas sulmeve të fundit rrethanat kanë ndryshuar, dhe me një kërcënim të tillë në rritje, edhe përgjigjet e qeverisë duhet të rriten.

Po cila është arsyeja? Numri i komploteve për sulme terroriste po shumëfishohet, shumë më tepër se në kohën kur Theresa May thurte plane kundër ideve ekstremiste.

Sipas një burimi të BBC, tani Britania po përballet me një “shkallë të paparë” komplotesh të tilla.

Këtë e vërtetojnë shumë kollaj disa statistika.

Nga viti 2013, deri në mars të këtij viti janë shkatërruar 13 plane për sulme terroriste.

Ndërsa nga marsi i këtij viti e deri tani, në qershor, ka pasur 3 komplote që ia kanë dalë me sukses, në Westminister, Mançester dhe tek Ura e Londrës, ndërsa 5 të tjerë janë parandaluar.

Pra, 13 komplote në 4 vite, pasuar nga 8 komplote këto 70 ditë.

Qytetarët zgjedhin partitë e tyre politike për arsye nga më të ndryshmet. Por, në këto zgjedhje është shtuar dhe një kërkesë: “Kush mund t’a mbajë vendin të sigurt?”

Buxheti i policisë

Mënyra se si do t’i përgjigjet ekstremizmit nëse do të rimarrë pushtetin, nuk është e vetmja pyetje që ngrihet mbi kandidaturën e Theresa May.

Ajo do të përballet edhe me kritika mbi shkurtimet në rradhët e policisë, dhe në rrogat e tyre.

Lideri i opozitës, Jeremy Corbyn ka përsëritur premtimin e tij për të ndryshuar shkurtimet dhe goditi konservatorët e May, duke paralajmëruar se qeveria nuk mund të “mbrojë njerëzit e saj më lirë”.

Ai gjithashtu u përpoq të hedhë poshtë idenë se është i butë lidhur me çështjen e sigurisë.

Corbyn tha se nëse do të ishte ai kryeminsitër, do të merrte çfarëdo veprimi që është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët.

Sulmi në Londër ndërpreu për pak fushatën. Megjithëse pak prapa, fushata është në një fazë më të mirë, ku tonet janë më të ulëta, dhe një çështje me tepër rëndësi sikurse siguria e vendit është kryefjalë e saj.  

Nëse rizgjidhet, Theresa May mund të gjejë një parlament më të gatshëm për ringjalljen e planeve të saj për të luftuar ekstremizmin.

Por, asgjë nuk është e sigurt. As fitorja e saj në këto zgjedhje, dhe as mënyra si mund të priten idetë e saj të vjetra për të luftuar ekstremizmin.

BBC, përshtati Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI