Flash

VIDEO/ Humbje e turpshme e Shqipërisë, rrezikon De Biazi?

Lapsi.al 4 June 2017
VIDEO/ Humbje e turpshme e Shqipërisë, rrezikon De Biazi?

Shqipëria pësoi një humbje të turpshme me rezultatin 2-1 në një ndeshje miqësoret të zhvilluar në transfertë ndaj Luksemburgut. Skuadra e De Biazit nuk shfaqi aspak dëshirë në fushën e lojës duke regjistruar një ndeshje të dobët. Pjesa e parë ishte pak më pozitive ku pati disa raste, por 45 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë trajneri De Biazi bëri shumë ndryshime në formacion dhe Shqipëria e gjeti golin në minutën e 52-të me anë të Roshit. Më pas filloi rënia e Shqipërisë. Luksemburgu arriti të shënonte dy herë në minutën e 63-të dhe 74-t me anë të Turpel dhe Malget duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për një skuadër që sot testonte shumë futbollistë të rinj, një pjesë e të cilëve luanin për herë të parë. Është humbja e pestë radhazi dhe stoli i De Biazit ka filluar të dridhet më shumë se kurrë më parë.

Të këshilluara

Flet Xhaka: Nuk i kërkoj falje De Biasit!

Xhani de Biazi tha se riktheu Kaçen në Kombëtare pasi ai kërkoi falje dhe e kishte kuptuar gabimin e bërë. Por Taulant Xhaka mendon ndryshe. Në një prononcim pë...

12:51

Pirlo i çon letër shokëve të Juventusit

Andrea Pirlo ka bërë një mesazh emocionues për ish bashkëlojtarët e Juventusit para finales së Ligës së Kampionëve. Andrea Pirlo i ka motivuar ata në këtë ...

15:32

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI