Flash

Flet Xhaka: Nuk i kërkoj falje De Biasit!

Lapsi.al 4 June 2017
Flet Xhaka: Nuk i kërkoj falje De Biasit!

Xhani de Biazi tha se riktheu Kaçen në Kombëtare pasi ai kërkoi falje dhe e kishte kuptuar gabimin e bërë. Por Taulant Xhaka mendon ndryshe. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Taulant Xhaka nuk mendon që ka shumë për të bërë nga ana e tij dhe as që ka ndonjë arsye për të kërkuar ndjesë.
I pyetur për deklaratën e trajnerit, i cili u shpreh ndër të tjera se “Xhaka nuk ka bërë asgjë për t’u rikthyer”, lojtari tha: “Janë vetëm fjalë të tij. Nuk kam çfarë të them më shumë rreth tyre. Nuk kam asnjë arsye pse të kërkoj ndjesë”, - ka deklaruar mesfushori. Mesa duket vetëm pasi të largohet De Biasi mund të ketë një afrim të Xhakës në kombëtare.

 

Të këshilluara

Pirlo i çon letër shokëve të Juventusit

Andrea Pirlo ka bërë një mesazh emocionues për ish bashkëlojtarët e Juventusit para finales së Ligës së Kampionëve. Andrea Pirlo i ka motivuar ata në këtë ...

15:32

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI