Flash

Flet De Biasi: Pse riktheva Kaçen dhe jo Xhakën

Lapsi.al 3 June 2017
Flet De Biasi: Pse riktheva Kaçen dhe jo Xhakën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë në konferencë për shtyp para miqësores së nesërme ndaj Luksemburgut duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

“Kaçe ka kuptuar se ka gabuar në sjelljen e tij me mua, me shokët, me federatën, mendoj se ka bërë një rritje të madhe nga pikëpamja mendore. Ka kuptuar se duhet të tregohet inteligjent siç unë mendoj se është, ka kuptuar se në jetë edhe mund të gabohet dhe mendoj se nga ky gabim mund të nxjerrë vetëm mësime të mëdha dhe mund të ketë një shans më shumë.”

Ndryshimi i rastit të Kaçes me atë të Xhakës sipas De Biasit ka një arsye.

“Kaçe më ka dërguar mesazh, më tha që ka kuptuar se ka gabuar, se është gati të kthehet në grup e japë kontributin e tij. Xhaka nuk ka bërë asnjë pranim, mendoj se është nga ana e fajit, se të largohesh nga grumbullimi dhe të lësh shokët është një nga gjërat që do të ishte më mirë të evitohen. Mbetet në pozicionin e tij, është shmangur vetë. U largua dhe do të mbetet larg derisa të mos bëjë hapa të ndryshëm.”

Të këshilluara

Pirlo i çon letër shokëve të Juventusit

Andrea Pirlo ka bërë një mesazh emocionues për ish bashkëlojtarët e Juventusit para finales së Ligës së Kampionëve. Andrea Pirlo i ka motivuar ata në këtë ...

15:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI