Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Nuk u thirr në kombëtare, Xhaka i dërgon mesazh De Biazit  

Lapsi.al 2 June 2017
Nuk u thirr në kombëtare, Xhaka i dërgon mesazh De Biazit  

Taulant Xhaka nuk është më pjesë e kombëtares shqiptare dhe e ka bërë të qartë se nuk do të kthehet për sa kohë në drejtim do të jetë Xhani De Biazi. Mesfushori la grumbullimin e kombëtares para miqësores me Bosnje-Hercegovinën pas ndeshjes me Italinë, i irrituar për mungesën e aktivizimit e të një shpjegimi nga ana e De Biazit se përse nuk ishte preferuar në atë ndeshje. Edhe në ditët pas ndeshjes kundër Italisë Xhaka u tregua shumë i ashpër me trajnerin dhe pati edhe debate e thumbime në distancë, ndaj lënia e tij jashtë ndeshjeve të radhës nuk përbën lajm për askënd. Sot Xhaka ka postuar në Facebook një foto të tij me fanellën kuqezi dhe ka postuar një mesazh të qartë për trajnerin italian, edhe pse paksa në kod: “….. vijnë e ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Lutem me fitore”. Ato e pikat mund t’i zëvendësoni me emrin e trajnerit De Biazi sepse mesazhi është i qartë që i drejtihet atij.  

Të këshilluara

FOTO/ Gruaja e Icardi nis pushimet luksoze

Wanda Nara është shfaqur sexy në një jaht ekstra-luksoz në Monako. Për të dhe bashkëshortin e saj sulmuesin e Inter Icardi kanë nisur pushimet. E gjithë familja...

09:29

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI