Flash

“E përdorin demokracinë, si gjethe fiku për oligarkinë”

Lapsi.al 2 June 2017
“E përdorin demokracinë, si gjethe fiku për

Unë nuk mendoj se ne duhet të bëjmë gabimin e ngatërrimit të racionalitetit tonë si specie, me logjikën e establishmentit. I gjithë kuptimi i historisë është që ekziston një përplasje e vazhdueshme ndërmjet interesave të atyre që kontrollojnë dhe interesave të masave.

Kjo gjë e ka shtyrë përpara historinë, Marksi e shpjegoi në aspektin e luftës së klasave dhe ai kishte të drejtë – historia është historia e luftës së klasave dhe dinamikës së saj.  Fakti është që po, ne jemi kafshë shumë të papërsosura, por ky nuk është një justifikim për elitën, të cilët janë plotësisht të aftë që të çrrënjosin dhe reduktojnë perspektivat, shumë më poshtë se sa kapaciteti dhe potenciali ynë si specie. Ata e përdorin demokracinë si një gjethe fiku për oligarkinë.
 

Pse u la Greqia të hyjë në Eurozonë? Përgjigja për këtë është shumë e thjeshtë; duhej bërë për të futur Italinë. Dhe arsyeja e vërtetë, është se Gjermania ishte gjithmonë në disavantazh nga zhvlerësimi i lirës italiane. Sa herë Volksvageni ndërtonte një makinë të re dhe donin ta shisnin në Itali, Banka e Italisë do të zhvlerësonte lirën, në mënyrë që Volksvageni të ishte më i shtrenjtë dhe Fiat-i do të mundte Volksvagenin… 

Në vitin 1998 Yanis Varoufakis ishte një lektor universiteti, që shkruante tekste të panjohura për matematikanët, nga rehatia e zyrës së tij. Më pas ndodhi kriza financiare e vitit 2008 dhe ai hyri në skenën botërore

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 nuk kishte një kohë kur hapje një gazetë, dhe nuk prisje të shihje një fotografi të Yanis, me xhaketë lëkure mbi motoçikletën e tij. “Liberali i egër” përpiqej të shpëtonte atë që mundte, nga ekonomia greke. Zëri i tij ishte, dhe vazhdon të jetë, një thirrje beteje për ata që e shohin nevojën e një ndryshimi të thellë sistemor.

Ai kurrë nuk kishte për qëllim të bëhej fytyra e cunamit financiar që përfshiu botën, por për fat të keq vendi i tij u bë ‘kanarina në minierën e qymyrit’ siç e quan ai – vendi që ra i pari dhe u shemb fort. Kur Greqia ishte në gjunjë dhe plotësisht e falimentuar, trojka (BQE, FMN dhe KE) i dha një goditje të palogjikshme çekiçi, e cila nuk la asnjë rrugëdalje për Greqinë.

Tani, po ai shkatërrim i pamëshirshëm po gjen shteg në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën. Kjo ide e keqformuar kapitalizmi, ka infektuar botën.

Megjithatë, në përgjigje të kësaj tendence alarmuese, Yanis mbetet po aq pragmatist sa edhe më parë, duke krijuar atë që ai e quan një alternativë reale, DIEM25. Në këtë intervistë ndonjëherë të çuditshme, gërmojmë në historinë e çrregullt të kapitalizmit, pse një tjetër krizë ekonomike po afrohet dhe pse libri i tij “Të rriturit në dhomë”, është kaq i debatueshëm, saqë i ka shkaktuar deri edhe kërcënime me vdekje. … 

Shfletoje te plote online: INTERVISTA E PLOTE / Yanis Varoufakis: \"E përdorin demokracinë, si gjethe fiku për oligarkinë\" /Bota.al

Të këshilluara

Maqedoni/ Si u çmontua regjimi i Gruevskit?

Nga Risto Popovski* / Regjimi i Nikola Gruevskit, të cilin ai e ndërtoi për më shumë se një dekadë në Maqedoni tashmë është rrëzuar. Kalimi i pushtetit tek lide...

12:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI