Flash

Analiza/ Vështrimi i Merkelit mbi të ardhmen e Europës

Lapsi.al 2 June 2017
Analiza/ Vështrimi i Merkelit mbi të ardhmen e Europës

Koincidenca nuk mund të ishte më simbolike. Në të njëjtën orë, në të cilën Donald Trump bënte edhe një hap mbrapa në marrëdhëniet transatlantike, duke i kthyer shpinën luftës kundër ndryshimeve klimatike, kryeministri kinez Li Keqiang niste dje në Berlin, udhëtimin e tij tre-ditor në Europë, që pritet të kulmojë me nënshkrimin e një marrëveshje të klimës. Një konvergjencë, ajo mes Europës dhe Kinës, e mbështetur fuqimisht nga Angela Merkel. Edhe pse Kancelarja po çon prej muajsh përpara, një iniciativë në Bruksel, edhe në marrëveshje me Francën dhe Italinë, për të frenuar orekset kineze në teknologjinë e lartë europiane. Në mendjen e Merkelit janë dy beteja, jo në konflikt mes tyre. I përgjigjen të dyja nevojës për të hedhur vështrimin nga e ardhmja, dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur interesat europiane. Në po të njëjtën mënyrë, kancelarja, në ditët e fundit, ka shprehur qartë atë që dukej. E gjendur përballë një rezultati katastrofik të G7, si dhe muajsh e muajsh marrëdhënie të turbullta me administratën e re amerikane, Merkeli tha se ndoshta ka marrë fund epoka, në të cilën mund të mbështeteshim tek aleati më i rëndësishëm. Dhe se Europa duhet të fitojë autonominë e saj, në një botë të kthyer kokëposhtë; për të mos përfunduar në mbrojtje, në krahasim me një presidencë amerikane që është bërë haptazi armiqësore. Edhe një herë, një mënyrë për të mos u mbërthyer në të tashmen, dhe për t’u përqëndruar në perspektivat realiste të një kontinenti, që ka mbetur gjithnjë e më i vetmuar.

Ky qëndrim është në sintoni të përsosur ringjalljen e fundit franko-gjermane, që Merkeli ka theksuar disa herë se do ta promovojë, në funksion të një “restart”-i europian. Është gjë e rrallë të shikosh Kancelaren, një politikane shumë e kontrolluar, aq euforike si në takimin e parë me Emmanuel Macronin, pas zgjedhjeve franceze. Po aq e rrallë është ta shohësh të thyejë një tabu, e perceptuar nga pjesa tjetër e Europës si e pakapërcyeshme: atë të ndryshimit të Traktateve.

Për të forcuar eurozonën, që gjatë këtyre viteve ka qenë disa herë në prag të humnerës, Merkeli ka vënë në tryezë edhe negociatat për ndryshimin e “tabletave të ligjit” europian. Edhe këtu, bie në sy një frazë që Merkeli e tha në krah të Macronit, në një konferencë për shtyp: “Në vitet e ardhshme, ne nuk mund të merremi vetëm me Brexit”. Përveç se “pars destruens”, debati do të duhet të kompensohet nga një pjesë “costruens”, pra nga një rimëkëmbje e fortë e projektit europian.

Megjithatë, pas viteve të ankesave të vazhdueshme mbi miopinë e pretenduar dhe taktikat proverbiale të Kancelares, nga çdo cep i kontinentit kanë vërshuar kritikat mbi deklaratat e saj rreth Trumpit. Në momentin që tregoi përsëri se ka një vizion, siç bëri dy vjet më parë për refugjatët, shumëkush iu hodh kundër dhe e akuzoi se e ka gabim.

Italia, që kish pritur pozitivist “politikën e dyerve të hapura” për refugjatët, sepse binte ndesh me nevojën për të mos u lënë e vetme mbi migrantët, duhet të shfaqet më bujare për kursin e ri merkelian, edhe kundrejt agresivitetit të Uashingtonit. Dhe jo vetëm sepse s’ka alternativa, por sepse është momenti për të mbajtur të bashkuar një kontinent që, nuk e ka kaluar ende rrezikun e një shpërthimi. / Tonia Mastrobuoni – La Repubblica

Të këshilluara

Maqedoni/ Si u çmontua regjimi i Gruevskit?

Nga Risto Popovski* / Regjimi i Nikola Gruevskit, të cilin ai e ndërtoi për më shumë se një dekadë në Maqedoni tashmë është rrëzuar. Kalimi i pushtetit tek lide...

12:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI