Flash

VIDEO/ Tifozët e Tiranës ndërpresin finalen e Kupës

Lapsi.al 31 May 2017
VIDEO/ Tifozët e Tiranës ndërpresin finalen e Kupës

Ndërpritet për disa minuta finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Tirana në “Elbasan Arena”. Kjo pasi tifozët e Tiranës hodhën një sasi të madhe tymuesesh blu në anë të fushës. Pas kësaj pjesa më e madhe e tifozëve të Tiranës braktisën shkallët e stadiumit.

Vetëm 4 minuta më parë Tirana kaloi në avantazh me Ede. Sulmuesi shfrytëzoi një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Skënderbeut për të shënuar me një diagonale nga krahu i djathtë. Tifozët nuk e mirëpritën poshtë tribunës së tyre sulmuesin. 0-1.

Skënderbeu kërkon Kupën e Shqipërisë që i ka ikur nga duart në katër finalet e mëparshme në historinë e klubit dhe trajneri Ilir Daja ka në dispozicion një formacion më të plotë se ai që mbylli javën e fundit të kampionatit edhe falë kthimit të Micit e Latifit.

Ndërsa te Tirana, e nisi ndeshjen që nga minuta e parë Gilman Lika, i lënë pushim me kërkesë të tij për ndeshjen vendimtare të sezonit kundër Vllaznisë që dekretoi rënien e bardhebluve në Kategorinë e Parë.

Të këshilluara

De Biasi rikthen Ergys Kaçen në kombëtare

7 muaj larg Kombëtares. Për here te fundit i grumbulluar ne sfidën me Lihtenshtejnin, ne tetor te 2016-ës. Ajo qe dukej si një krisje e pariparueshme ndërmjet E...

15:55

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI