Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(FOTO) “Tirona Fanatics” kthehen në stadium me një mesazh për presidentin Halili

Lapsi.al 31 May 2017
(FOTO) “Tirona Fanatics” kthehen në stadium me një mesazh

Tifozët e Tiranës bëjnë fajtor presidentin e klubit, Refik Halili për rënien nga kategoria. Kjo ishte hera e parë që 24 herë fituesit e titullit kapion bien nga “Superliga”.

Përmes një banderole të madhe, ata kanë përçuar një mesazh thumbues ndaj tij në “Elbasan Arena” ku luhej finalja e kupës me Skënderbeun.

“Tregohu i sinqertë. Pranoje që je mashtrus”, - shkruhet në banderolë dhe në mes është një karikaturë e Halilit me hundën e gjatë, duke personifikuar Pinokun.

Kjo ishte shfaqja e parë e tifozëve të zjarrtë të Tiranës në stadium prej kohësh.

Pak orë më parë, “Tirona Fanatics” protestuan para Bashkisë së Tiranës. Grupi kërkoi nga Erion Veliaj që t’i heqë aksionet presidentit Refik Halili.

Krisja mes tifozëve dhe drejtuesve të klubit nisi kur Refik Halili pranoi që klubi Partizani të zhvillonte ndeshjet përkohësisht tek stadiumi “Selman Stërmasi”. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

De Biasi rikthen Ergys Kaçen në kombëtare

7 muaj larg Kombëtares. Për here te fundit i grumbulluar ne sfidën me Lihtenshtejnin, ne tetor te 2016-ës. Ajo qe dukej si një krisje e pariparueshme ndërmjet E...

15:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI