Flash

Planifikoi sulm vetëvrasës, pranga 17-vjeçarit sirian në Gjermani

Lapsi.al 30 May 2017
Planifikoi sulm vetëvrasës, pranga 17-vjeçarit sirian në

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia Gjermane, pas dyshimeve se ai kishte përgatitur dhe mirëplanifikurar një sulm kamikaz në Berlin.

Sipas mediave vendase, 17-vjeçari me origjinë siriane është arrestuar në Uckermark, në rajonin e Brandenburg.

Policia Gjermane ende nuk ka zbardhur bazat e hetimeve, apo specifikimet rreth këtij sulmi vetëvrasës të planifikuar.

Dyshohet që organet hetuese t’i japin ngjyrim terrorist këtij sulmi. Vetëm pak muaj më parë, ditët e fundit të dhjetorit 2016, Berlini u trondit nga sulmi me kamion mbi turmën në tregun e Krishtëlindjeve, që shkaktoi disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ky arrestim vjen 10 ditë pas sulmit kamikaz në Mançester, ku pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, një 23-vjeçar sirian aktivizoi një bombë që la atë dhe 22 persona të vdekur, dhe 59 të plagosur. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

Maqedoni/ Si u çmontua regjimi i Gruevskit?

Nga Risto Popovski* / Regjimi i Nikola Gruevskit, të cilin ai e ndërtoi për më shumë se një dekadë në Maqedoni tashmë është rrëzuar. Kalimi i pushtetit tek lide...

12:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI