Flash

Kërcënimi i Koresë së Veriut/ Pengesat dhe mundësitë e SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në vendin komunist

Lapsi.al 29 May 2017
Kërcënimi i Koresë së Veriut/ Pengesat dhe

Koreja e Veriut po rritet çdo ditë e më shumë. Avancimet në teknologjinë e tyre raketore dhe në programin e armëve bërthamore së shpejti do t’i vendosin Shtetet e Bashkuara në situatë të vështirë.

Ashtu sikurse senatori John McCain tha pak kohë më parë: “Një raketë e Koresë së Veriut e mbushur me një armë nukleare, e aftë për të goditur SHBA-në, nuk është më një hipotezë e largët, por një rrezik i afërt”.

Një politikë e ndërtuar mbi deklarata diplomatike agresive dhe vëzhgime pasive nuk është më e duhura për t’u zbatuar. SHBA-të duhet të parashikojnë seriozisht përdorimin e forcës për të eleminuar kapacitetin bërthamor të këtij vendi. Por, kjo nuk është diçka e thjeshtë.

Kur ke të bësh me Korenë e Veriut, është e rëndësishme të dish se gjithçka rrotullohet rreth mbajtjes në pushtet të Kim Jong Un-it dhe familjes së tij. Kjo është arsyeja pse masat diplomatike, izolimi ekonomik dhe lavdërimi ndërkombëtar ka rezultuar joefektiv. Përderisa struktura udhëheqëse mbetet e paprekur, gjithçka tjetër është një shqetësim dytësor.

Edhe pse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, kontrollon 90% të tregtisë së këtij vendi, udhëheqësit kinezë i tremben vënies së masave ndaj vendit komunist, duke pasur frikë se ky regjim i rrënuar që do të shkaktonte një krizë refugjatësh dhe një Kore të mundshme armiqësore.

Armët bërthamore konsiderohen si pika e vetme që mban SHBA-në dhe aleatët e saj larg, për të rrëzuar regjimin e Koresë së Veriut. Një  lëvizje kundër Kim Jong Un do të merrte një përgjigje bërthamore. Dhe armët nukleare nuk janë të vetmet AS-a nën mëngë të vendit të izoluar komunist. Ata kanë përforcuar kufirin me armatime të rënda, artileri, raketa dhe jo vetëm. Nëse shpërthen një konflikt, Seuli, Koreja e Jugut, që shtrihet vetëm 35 milje larg kufirit, do të kthehet në shënjestër të një sulmi të jashtëzakonshëm.

Kjo i vë Shtetet e Bashkuara në një pozitë të vështirë. Në mungesë të pikave ekonomike apo diplomatike për të ushtruar presion, veprimi ushtarak gjithnjë duket si një rrugë e mundshme. Por, për fat të keq, aftësitë e nevojshme për të mundur me sukses Korenë e Veriut ende nuk janë zhvilluar.

Që pas rënies së Murit të Berlinit, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të investojnë në një set të balancuar teknologjik ushtarak të nevojshëm për t’u angazhuar kundër një armiku të fuqishëm si Koreja e Veriut. Ndërsa është e vërtetë se fonde të konsiderueshme u shpenzuan për operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak, aftësitë e optimizuara për luftën kundër kryengritjeve janë tërësisht të papërshtatshme për një konflikt të niveleve të larta. Një fushatë tokësore që do të luftonte kilometër për kilometër drejtuar Koresë së Veriut, do t’i jepte Kim Jong Un-it kohë të mjaftueshme për të shkatërruar Korenë e Jugut dhe për të filluar sulmet bërthamore.

Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë mundësitë që mund të rrëzojnë kërcënimin e Koresë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do të thotë të niset një sulm që do të godasë njëkohësisht gjithë objektivat në vendin komunist. Kjo do të ishte kritike, pasi do të parandalonte shkatërrimin e Seulit dhe nisjen e një lufte bërthamore. Një veprim i tillë do të kërkonte avionët luftarakë më të avancuar të Amerikës, avionë të pa detektueshëm (nuk kapen nga radarët), të cilët do të ishin të domosdoshëm për të mbijetuar në territorin e Koresë së Veriut dhe aftësitë e sensorëve të tyre do t’i gjenin objektivat në kohë. 

Ka vetëm një problem: SHBA-të nuk arritën të siguronin mjaftueshëm si këta aeroplanë sepse konsideroheshin të vjetëruar, asete të shtrenjta të “Luftës së Ftohtë”. Ndërsa është e vërtetë që Lufta e Ftohtë ka mbaruar, kjo nuk do të thotë që kundërshtarët kanë ndalur investimet në mbrojtje të avancuara. Në fakt, bota është shumë më e rrezikshme nga sa ishte 30 vite më parë.

Kërcënimi nga Koreja e Veriut nuk është teorik, por realitet. Një mision i shpejtë, me një fitore të menjëhershme do të ishte vendimtare. Vetëm kështu mund të parandalohej një fushatë e jashtëzakonshme e Koresë së Veriut ndaj armiqëve të saj “kapitalistë”.

Shkruar për FoxNews nga Douglas A. Brikey, ish-drejtues i Shoqatës së Forcave Ajrore të qeverisë Amerikane.

Përshtati /LAPSI.AL/

Të këshilluara

Maqedoni/ Si u çmontua regjimi i Gruevskit?

Nga Risto Popovski* / Regjimi i Nikola Gruevskit, të cilin ai e ndërtoi për më shumë se një dekadë në Maqedoni tashmë është rrëzuar. Kalimi i pushtetit tek lide...

12:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI