Flash

Lulëzimi i republikës së vjetër

Lapsi.al 27 May 2017
Lulëzimi i republikës së vjetër

Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër duke i siguruar PD asgjë më shumë sesa një humbje të sigurtë, pasi me propozimet për qeverinë tregoi se nuk mund të shkojë më larg sesa klientela e qeverisë së vjetër Berisha, Lulzim Basha nuk mund të surprizonte me profilin e ardhshëm të grupit parlamentar.

Listat e deputetëve që ai dorëzoi këtë të premte janë një shembull flagrant kontradiktëve dhe mungesës së koherencës.

Po të shihet se cilët njerëz ka larguar Basha nga grupi i PD askush nuk mund të gjejë kriteret që janë përdorur.

Në fillim duket sikur pastrimi i listave nga Topalli, Bode, Imami, Ruli, Patozi që përbënin kupolën drejtuese të qevrerisjes 8 vjeçare 2005- 2013 është një përpjekje për distancim nga e shkuara. Eshtë një reflektim për dështimet e një pushteti klientelist, të korruptuar dhe arrogant.

 Por nga ana tjetër askush nuk mund të besojë se qëllimi i vërtetë ka qenë ndjesa dhe reflektimi derisa në lista është mishërimi i të gjithë këtyre veseve dhe mëkateve, Sali Berisha. Pra askush nuk mund të pretendojë se Basha po distancohet nga berishizmi në pushtet duke propozuar Sali Berishën për deputet.

Duket qartë se emrat e mësipërm nuk janë “djegur” me asnjë nga kriteret që mund të pretendohen. Aq më pak me atë të “rinovimit”.

I njëjti arsyetim vlen edhe për fshirjen nga listat të Majlinda Bregut dhe të Eduar Selamit. Po të ndiqen kriteret normale politike, sipas të cilave individi avancon kur ideja që mbron del fituese, ata duhet të ishin sot edhe më lart se Lulzim Basha në lista. Për një periudhë të gjatë ata mbajtën qëndrimin se në zgjedhje duhet të shkohej edhe me Ramën kryeministër, se PD-ja duhet të dëgjonte ndërkombëtarët, se partia e dhjetrorit ’90, nuk e kishte luksin të prishej me perëndimin.

Në fund, pavarësisht prej përbetimeve qesharake të Lulzim Bashës se ai nuk pyetse as për Daul as për Merkel pasi mbronte një kauzë të drejtë, u bë siç thoshin Selami dhe Bregu. Por paradoksalisht në vend që të promovoheshin ata u ndëshkuan.

Natyrisht e di se sot fanatikët e Bashës, mund të thonë, se atyre nuk i’u vu fshesa për këtë gjë, por se ishin treguar miqësorë ndaj Ramës. Se ata nuk e kishin kritikuar kurr kryeministrin dhe qeverinë e drogës. Pra, se ata po largoheshin pasi kishin rënë në prehërin e armikut dhe i ishin dorëzuar joshjeve të tij.

Por përsëri edhe këtu ka një kontradiktë të pakapërdishme. Nsëse ky argument vlen për kritikët si Bregu dhe Selami, ai nuk është i vlefshëm për figura të PD-së si Topalli apo Patozi. Ata vërtet kanë qenë shpesh kritikë me Bashën, vërtet kanë këmbëngulur për të hyrë me çdo kusht në zgjedhje, por ata mbi të gjitha kanë qenë “të pamëshirshëm” me këtë qeverisje. Ata e kanë goditur fort, Ramën, Metën dhe katastrofën drejt së cilës ata po e drejtonin vendin.

Pra, Topallit dhe Patozit jo vetëm u triumfoi ideja e futjes në zgjedhje po ata janë edhe të pacënueshëm nga akuza se i mbrojtën këto ide të fryëmzuar apo të blerë nga kundërshtarët politikë.

Athere, pse u përjashtuan?

Kjo është një nga pyetjet që rëndon, sot me shpalljen e listave, mbi Lulzim Bashën.

Përgjigjja imediate e saj është e thjeshtë. Kreu i PD ka hequr qafe të gjithë ata që do t’i kërkonin llogari për disfatën e sigurtë të 25 qershorit.

Po të shkohet më tej: kjo listë nuk është asgjë më shumë sesa përdhosja e fabulës mashtruese të republikës së re. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse ajo është vazhda e një logjike të kastës së vjetër që e detyroi Bashën të bënte një marëveshje të turpshme me Ramën dhe të propozonte për ministra (atëhere kur iu dha rasti të konturonte fizionominë e një PD-je tjetër) figura të konsumuara nga qeverisja e Berishës. (Lapsi.al)

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Çfarë listash do të nxjerri Basha

Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të&nbs...

07:33

Ku dështoi Basha?

Në shkrimin “A duhet të hyjë PD në zgjedhje”  jam shprehur se kjo varet shumë nga protagonistët kryesorë. Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë pre...

12:50

Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Marrëveshja e paprinciptë Rama - Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shër...

13:17

Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Marrëveshja e paprinciptë Rama - Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shër...

13:10

Tirana e rrënueshme

Tirana që gjeta këtë herë m’u duk edhe e mbipopulluar, edhe e shkretë. E mbipopulluar, sepse nga dritarja e avionit, dhe më pas në tokë, ky qytet duket sikur...

10:13

Basha e përdhosi çadrën

Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marëveshjen e turpshme p...

15:11

Bashës i duhet edhe një “armik”

Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan, atij të zv/sekretarit të shteti...

21:39

Pse Basha hoqi dorë nga dhuna?

Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshtarët e PD e kishin kërcënuar atë të mos thyente asnjë xham. Si rrallë herë më parë ambasadat më të rë...

12:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI